• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Zatrixi

Shofer Kamioni (Gjermani) (Kategoria C dhe CE)

Zatrixi
Apliko
Transport & LogjistikeJashtë Vendit2 javë më parëFull Time

Shofer Kamioni (C dhe CE kat)

Pozita lidhet me transport lokal dhe shpërndarje të ushqimit dhe pijeve.

Kërkohen shoferë profesionistë dhe të besueshëm nga Ballkani Perëndimor për angazhim afatgjatë në disa lokacione, pranë një prej kompanive më të mëdha të logjistikës në Gjermani, me më shumë se 7,000 punonjës.

Ofrohet pagë e favorshme së bashku me shtesa pa taksa për Klasa e Tatimit 1 dhe 3.

Paketa e pagesës përfshin një pagë brutto konkurruese dhe shtesa të larta pa taksa:

  • Paga bazë është 2,700 € neto, me mundësi deri në 3200 € për Stkl 3.
  • Shtesat për punën e natës, shujtat, si dhe kompensimet për të dielat dhe festat paguhen netto, pa zbritje tatimore.
  • Kompania ofron edhe mundësi për sigurim pensional me interes të garantuar.
  • Pushimi vjetor është 27 ditë, prej të cilave 20 janë pushim ligjor dhe 7 ditë shtesë jepen në mënyrë vullnetare.
  • Marrëdhënia e punës është me kontratë të pacaktuar, ndërsa periudha provuese zgjat 6 muaj.

Përmbledhja e lokacioneve & kategoritë e patentës

Pozitat janë të hapura në Berlin, Dortmund, Koblenc, Radeburg, Mannheim dhe Nossen.

Shpërndarja realizohet për partnerë si LIDL, Penny, D-Post, Rewe dhe Rossmann. Përparësi u jepet kandidatëve nën moshën 45 vjeç dhe atyre që kanë përvojë pune.

Akomodimi dhe mbështetja

  • Punëdhënësi siguron strehim në fillim të punësimit.
  • Shpenzimet e banimit mbulohen sipas kësaj skeme: muaji i parë është falas, muaji i dytë kushton 100 €, muaji i tretë 200 €, ndërsa më pas kostoja është afërsisht 250–300 € në muaj.
  • Synimi është vendosja afatgjatë pa presion për shpërngulje.

Kushtet e Punës

  • Puna zhvillohet në transport lokal, me kthim të përditshëm në akomodim.
  • Detyrat përfshijnë furnizimin e supermarketeve me 1–2 relacione në ditë, ku shoferi angazhohet edhe në ngarkim dhe shkarkim me mbështetje të pirunierit.
  • Orari i punës është 40 orë në javë dhe organizohet me ndërrim paradite ose pasdite.
  • Kompania vë në dispozicion veshje pune cilësore dhe këpucë sigurie.

Dokumentet e kërkuara

Shqyrtimi i kandidaturës bëhet vetëm nëse dorëzohen dokumentet e mëposhtme:

  1. Kopje e pasaportës.
  2. CV me përvojë të qartë si shofer kamioni, me përparësi për formatin europass.
  3. Patentë e kategorisë C ose CE, e cila duhet të jetë e këmbyeshme në Gjermani pa provim për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Sërbinë, Bosnën dhe Malin e zi / Shtojca 11.
  4. Kualifikimi Bazë i BE-së (Kodi 95), me dëshmi të lëshuar nga një shtet i BE-së, si p.sh. Sllovenia ose Kroacia, së bashku me përkthim të certifikuar në gjermanisht.
  5. Dëshmia e Kualifikimit të shoferit (FQN), në formë kartela nga një vend i BE-së.

Për kandidatët që shprehin interes, mundësohet edhe organizimi i marrjes së Kodit 95 në Kroaci ose Sloveni.

ZATRIXI shpk

Rr. Hakif Zejnullahu 61, Prishtinë