
Si Sektorist/e te Xharra Bau, do të kujdesesh që raftet dhe hapësirat e shitjes të jenë gjithmonë të organizuara, të pasura me produkte dhe të gatshme për klientët.
Do të jesh në kontakt të drejtpërdrejtë me blerësit, duke i ndihmuar të gjejnë atë që kërkojnë dhe duke krijuar një përvojë të këndshme blerjeje. Çdo ditë do të sjellë dinamikë të re — nga sistemimi i mallit, kontrolli i stokut, deri te bashkëpunimi me kolegët në ekip. Ky pozicion është një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar aftësi praktike dhe për t'u bërë pjesë e një kompanie që po rritet me ritëm të shpejtë.
Do të punosh në një ambient profesional, me përfitime të qarta dhe stabilitet pune.