Përshkrimi
Whats Next, kompani që vepron në fushën e ndërtimit (Construction Works), po kërkon një Asistent Virtual Rusisht me energji, organizim të mirë dhe aftësi shumë të mira gjuhësore.
Ky rol shërben si pikë ndërlidhëse komunikimi mes ekipit tonë, klientëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Angazhimi realizohet plotësisht online.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore
- Të koordinojë komunikimin e përditshëm me klientë, nënkontraktorë dhe furnitorë në disa gjuhë.
- Të përkthejë dokumente teknike bazike, email-e dhe porosi në Shqip, Anglisht, Rusisht dhe Polonisht.
- Të administrojë email-in, kalendarin dhe të organizojë takime virtuale.
- Të ndihmojë në ndjekjen e progresit të projekteve të ndërtimit dhe në mbajtjen e raporteve të thjeshta administrative.
Kualifikimet
Kërkesat për pozitën
- Njohja e gjuhëve të mëposhtme është e domosdoshme: të folur dhe të shkruar rrjedhshëm në Shqip, Anglisht, Rusisht dhe Polonisht.
- Të ketë njohuri të mira të paketës MS Office, përfshirë Word dhe Excel, si edhe të mjeteve të komunikimit online si Zoom, Teams, WhatsApp, etj.
- Të posedojë aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim efektiv të kohës.
- Përvoja e mëhershme në industrinë e ndërtimit ose në rol asistenti administrativ konsiderohet përparësi, por nuk është kusht i detyrueshëm.
- Të ketë etikë të lartë pune, vetë-motivim për shkak të natyrës remote të punës dhe kujdes të shtuar ndaj detajeve.
Çfarë Ofrojmë Ne?
- Mundësi pune tërësisht virtuale, duke punuar nga komoditeti i shtëpisë.
- Balancë më të mirë mes jetës private dhe punës, me fundjavë të lira plotësisht (Shtunë/Diel pushim).
- Pagesë shumë të kënaqshme dhe mundësi për zhvillim profesional brenda një kompanie në rritje.
- Mjedis pune mbështetës me karakter ndërkombëtar.