KONKURS PUNE – Agjent/e Udhëtimesh (2 pozita)
Agjencia është duke u zgjeruar dhe kërkon 2 profesionistë të motivuar e ambiciozë që të bëhen pjesë e ekipit të saj në zhvillim.
Kjo mundësi u dedikohet kandidatëve me përvojë në fushën e turizmit, të cilët mendojnë se angazhimi, puna dhe aftësitë e tyre meritojnë vlerësim më të madh.
Detyrat kryesore:
- Kryerja e rezervimeve për bileta ajrore, hotele dhe shërbime të tjera turistike
- Përdorimi i sistemeve profesionale për rezervime dhe për menaxhimin e itinerarëve
- Mbajtja e komunikimit profesional me klientët, si online ashtu edhe në zyrë
- Dhënia e këshillave për destinacionet, transferet, vizat dhe sigurimet e udhëtimit
- Ndjekja e rezervimeve deri në përmbyllje dhe ofrimi i asistencës pas shitjes
Kualifikimet dhe kushtet:
- Përvojë pune në agjenci udhëtimi
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, kusht i domosdoshëm
- Njohje e platformës Amadeus, kusht i domosdoshëm
- Njohje e platformave të tjera të rezervimeve dhe e sistemeve B2B për hotele dhe touroperatorë
- Aftësi të mira në komunikim dhe shitje
- Gatishmëri për punë në ekip dhe përballim të presionit në punë
- Njohuri bazë për përdorimin e rrjeteve sociale dhe komunikimin online
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkurruese, në varësi të përvojës dhe aftësive profesionale
- Bonuse shtesë për realizimin e objektivave
- Mjedis profesional pune dhe ekip ambicioz
- Mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë
- Trajnime dhe përfshirje në projekte të reja në industrinë e turizmit
Kompania vlerëson profesionistët e mirë mbi bazën e kontributit dhe rezultateve të tyre. Pozita është e përshtatshme për persona që kërkojnë një ambient ku puna dhe aftësitë e tyre marrin vlerësimin e duhur.
Lokacioni i punës: Rr. UÇK 139, Prishtinë.