Visa Administrator and Customer Care
Data e fundit për aplikim: 15.06.2026
Kush është Way Umrah
Way Umrah vepron si agjenci e specializuar në organizimin e udhëtimeve të personalizuara për Haxh dhe Umre, duke ofruar përvojë të plotë, komoditet të lartë dhe kujdes të vazhdueshëm për klientët. Kompania dallohet për qasje profesionale, standard të lartë dhe përkushtim ndaj çdo detaji që ndikon në përvojën shpirtërore të klientit.
Detyrat kryesore
- Përgatit dhe paraqet dokumentacionin e nevojshëm për aplikimet për viza.
- Bashkërendon punën me ambasadat dhe institucionet përkatëse lidhur me proceset e vizave dhe të udhëtimit.
- Administron dhe mban të përditësuara dosjet si edhe dokumentacionin administrativ të klientëve.
- Jep informata të rregullta për ecurinë e aplikimeve dhe i mbështet klientët gjatë gjithë procesit.
- Punon ngushtë me ekipin për të garantuar shërbim profesional ndaj klientëve.
Kualifikimet
- Kërkohet njohuri shumë e mirë për fenë islame dhe kuptim i praktikave që lidhen me Haxhin dhe Umren.
- Kërkohet diplomë Bachelor në një nga këto drejtime: Administratë, Menaxhim, Ekonomik, Shkenca Kompjuterike apo Biznes.
- Përvoja në administratë ose në aplikime për viza konsiderohet përparësi.
- Nevojiten aftësi të mira në organizim, menaxhim dokumentesh dhe komunikim përmes emailit.
- Kërkohet përdorim i avancuar i Google G Suite, duke përfshirë Google Sheets dhe menaxhimin e dokumenteve.
- Kërkohet njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze.
- Vlerësohen besueshmëria dhe përkushtimi i lartë në realizimin e detyrave.
Informata shtesë
- Lokacioni i punës: Lagjia Marigona
- Orari i punës: 08:00–16:00, Hënë–Premte
- Transporti sigurohet nga kompania