Marketing Associate
Data e fundit për aplikim: 15.06.2026
Kush është Way Umrah
Way Umrah është një agjenci që merret me organizimin e udhëtimeve të personalizuara për Haxh dhe Umre, duke synuar të ofrojë një përvojë të plotë, rehati të lartë dhe përkujdesje të vazhdueshme për klientët. Kompania dallohet për qasje profesionale, standard të lartë dhe përkushtim ndaj çdo hollësie që ndikon në përvojën shpirtërore të klientit.
Detyrat kryesore
- Administron dhe zhvillon përmbajtjen për kanalet digjitale, përfshirë rrjetet sociale, webfaqen dhe platformat e tjera online.
- Harton materiale promovuese në bashkëpunim me ekipin kreativ dhe ekipin e shitjes.
- Vlerëson rezultatet e fushatave të marketingut dhe përgatit raporte të rregullta për performancën.
- Punon ngushtë me Menaxherin e Marketingut për të mbështetur gjenerimin e klientëve potencialë.
Kualifikimet
- Kërkohet njohuri shumë e mirë për fenë islame dhe kuptim i praktikave që lidhen me Haxhin dhe Umren.
- Nevojitet diplomë Bachelor në një nga këto fusha: Marketing, Komunikim, Marrëdhënie me Publikun, Shkenca Shoqërore, Menaxhment/Ekonomik.
- Duhet të ketë njohuri të mira në Dizajn Grafik dhe aftësi të theksuara për krijimin e përmbajtjes vizuale dhe narrative për platforma digjitale, si edhe për materiale promovuese.
- Përvoja në marketing digjital, brand management ose content creation konsiderohet përparësi e madhe.
- Kërkohet njohuri në Google G Suite dhe në mjetet e marketingut digjital.
- Kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe qasje të kujdesshme ndaj klientëve.
- Vlerësohen kreativiteti i lartë, përkushtimi ndaj detajeve dhe qasja profesionale ndaj brendit.
- Kërkohet njohuri e mirë e gjuhës angleze.
Informata shtesë
- Lokacioni i punës është në Lagjia Marigona.
- Orari i punës është 08:00–16:00, Hënë–Premte.
- Transporti sigurohet nga kompania.