• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Voom

Chief Operating Officer (COO)

Voom
Apliko
Biznes & MenaxhimPrishtinë2 ditë më parëFull Time

KONKURS PUNE

Përshkrimi i kompanisë:

voom është platformë ndërmjetësimi në sektorin e transportit urban, e cila koordinon kërkesën e klientëve me rrjetin e shoferëve të licencuar të taksive. Kompania synon të rrisë efikasitetin e shërbimit, të përmirësojë përvojën e përdoruesit dhe të sigurojë standarde të larta të sigurisë dhe besueshmërisë.

Përshkrimi i pozitës:

voom shpall konkurs publik për pozitën Chief Operating Officer (COO), i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të operacioneve të kompanisë, duke siguruar efikasitet, rritje dhe cilësi të shërbimeve.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi dhe mbikëqyrja e operacioneve të përditshme të kompanisë;
  • Koordinimi i aktiviteteve ndërmjet departamenteve operative;
  • Zbatimi i strategjive dhe planeve zhvillimore të kompanisë;
  • Përmirësimi dhe optimizimi i proceseve operative për rritjen e efikasitetit;
  • Monitorimi dhe raportimi i performancës operative;
  • Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe operacionale;
  • Sigurimi i cilësisë së shërbimeve dhe kënaqësisë së klientëve;
  • Identifikimi dhe zgjidhja e çështjeve operative në kohë reale;
  • Raportimi te CEO dhe menaxhmenti i lartë;

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Menaxhim, Ekonomi, Biznes, Teknologji e Informacionit ose fusha të ngjashme;
  • Përvojë e konsiderueshme në pozita menaxheriale (preferohet në operacione);
  • Aftësi të forta lidershipi dhe organizimi;
  • Aftësi analitike dhe vendimmarrëse;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimi të ekipit;
  • Njohuri të proceseve operative dhe zhvillimit të biznesit;
  • Njohuri në fushen e teknologjisë dhe dixhitalizimit;

Ne ofrojmë:

  • Pozitë udhëheqëse në një kompani në rritje;
  • Ambient pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues;
  • Mundësi reale për avancim në karrierë;
  • Benefite sipas politikave të kompanisë;
  • Pjesëmarrje në zhvillimin strategjik të kompanisë.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar:

  • CV-në;
  • Dëshmi të kualifikimeve profesionale (Diploma, Certifikata);
  • Dëshmi të përvojës së punës;
  • Referenca Relevante.

Aplikimet trajtohen në konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen