KONKURS PUNE
Përshkrimi i kompanisë:
voom është platformë ndërmjetësimi në sektorin e transportit urban, e cila koordinon kërkesën e klientëve me rrjetin e shoferëve të licencuar të taksive. Kompania synon të rrisë efikasitetin e shërbimit, të përmirësojë përvojën e përdoruesit dhe të sigurojë standarde të larta të sigurisë dhe besueshmërisë.
Përshkrimi i pozitës:
voom shpall konkurs publik për pozitën Chief Operating Officer (COO), i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të operacioneve të kompanisë, duke siguruar efikasitet, rritje dhe cilësi të shërbimeve.
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi dhe mbikëqyrja e operacioneve të përditshme të kompanisë;
- Koordinimi i aktiviteteve ndërmjet departamenteve operative;
- Zbatimi i strategjive dhe planeve zhvillimore të kompanisë;
- Përmirësimi dhe optimizimi i proceseve operative për rritjen e efikasitetit;
- Monitorimi dhe raportimi i performancës operative;
- Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe operacionale;
- Sigurimi i cilësisë së shërbimeve dhe kënaqësisë së klientëve;
- Identifikimi dhe zgjidhja e çështjeve operative në kohë reale;
- Raportimi te CEO dhe menaxhmenti i lartë;
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare në Menaxhim, Ekonomi, Biznes, Teknologji e Informacionit ose fusha të ngjashme;
- Përvojë e konsiderueshme në pozita menaxheriale (preferohet në operacione);
- Aftësi të forta lidershipi dhe organizimi;
- Aftësi analitike dhe vendimmarrëse;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimi të ekipit;
- Njohuri të proceseve operative dhe zhvillimit të biznesit;
- Njohuri në fushen e teknologjisë dhe dixhitalizimit;
Ne ofrojmë:
- Pozitë udhëheqëse në një kompani në rritje;
- Ambient pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues;
- Mundësi reale për avancim në karrierë;
- Benefite sipas politikave të kompanisë;
- Pjesëmarrje në zhvillimin strategjik të kompanisë.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar:
- CV-në;
- Dëshmi të kualifikimeve profesionale (Diploma, Certifikata);
- Dëshmi të përvojës së punës;
- Referenca Relevante.
Aplikimet trajtohen në konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen