Përshkrimi
Qëllimi i rolit: Kjo pozitë ka për synim të udhëheqë, orientojë, mbikëqyrë dhe zhvillojë ekipin e agjentëve të telesales, me fokus rritjen e shitjeve, sigurimin e kënaqësisë së lartë të klientëve dhe arritjen e rezultateve të shkëlqyera në cilësinë e thirrjeve dhe performancën në shitje.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore dhe pronësia vendimmarrëse:
- Të udhëheqë ekipin në mënyrë frymëzuese dhe të motivojë anëtarët që të punojnë në përputhje me objektivat e kompanisë.
- Të tregojë aftësi për trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve.
- Të jetë fleksibël dhe me qasje proaktive.
- Të ketë aftësi për vendosjen e objektivave dhe hartimin e planeve të veprimit.
- Të japë vazhdimisht feedback për anëtarët e ekipit, palët e interesit dhe menaxhmentin.
- Të bashkëpunojë ngushtë me pjesëtarët e tjerë të ekipit gjatë proceseve të punës, në mënyrë që të gjithë të jenë të përfshirë dhe të informuar mbi ecurinë e punës për të arritur rezultatet më të mira.
- Të ruajë një dinamikë të shëndetshme brenda grupit.
- Të identifikojë dhe të vlerësojë arritjet e ekipit dhe të anëtarëve që dallohen me performancë të lartë.
- Të udhëheqë ekipin duke shërbyer vetë si shembull pozitiv.
- Të ndërtojë marrëdhënie të mira me anëtarët e ekipit dhe t’i motivojë ata që të japin maksimumin në punë për arritjen e rezultateve sa më të larta.
- Të orientojë dhe trajnojë anëtarët e ekipit për mënyrat më të mira të kryerjes së detyrave, duke ndarë njohuri profesionale për zhvillimin e aftësive të tyre.
- Të monitorojë dhe të zhvillojë ekipin në mënyrë të vazhdueshme me qëllim përmbushjen e objektivave.
- Të koordinojë dhe të bashkëpunojë me palët kryesore të përfshira në aktivitete.
Kualifikimet
Kompetencat, njohuritë dhe përvoja bazë:
- Përvojë në industrinë e telekomunikacionit ose në sektorë të tjerë me fokus të lartë në telesales.
- Eksperiencë e dëshmuar praktike në menaxhimin e ambientit të telesales dhe/ose të departamentit të telesales.
- Njohuri mbi industrinë, tregun dhe konkurrencën.
- Aftësi të avancuara komunikimi, ndikimi dhe negocimi.
- Njohje të mirë dhe interes të theksuar për teknologjitë e reja.
- Qasje inovative, mendje e mprehtë, fleksibilitet dhe hapje ndaj ideve të reja.
- Aftësi shumë të mira në komunikimin me shkrim dhe me gojë ndërmjet funksioneve të ndryshme.
Kualifikimet teknike / profesionale të domosdoshme:
- Diplomë Bachelor.
- Aftësi të forta planifikimi dhe organizimi, si edhe kapacitet për të vlerësuar dhe menaxhuar disa prioritete njëkohësisht brenda afateve të ngushta të projekteve.
- Njohuri shumë të mira në komunikimin verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Njohuri të shkëlqyera në përdorimin e veglave të Microsoft Office, përfshirë Excel dhe Power point.