• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Vodafone

Promotor Terreni

Vodafone
Apliko
ShitjeTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Në rolin e agjentit të shitjes / Promotor Terreni, do të keni një funksion të rëndësishëm në prezantimin dhe sqarimin e klientëve individualë dhe bizneseve për shërbimet e internetit Fix dhe TV. Duke shfrytëzuar aftësitë tuaja në shitje, si edhe përmes aktiviteteve informuese Door 2 Door dhe shpërndarjes së materialeve promovuese, do të përmbyllni procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet kompanisë dhe klientit. Regjistrimi i kontratës në sistem dhe nënshkrimi i saj do të realizohen në bashkëpunim me supervizorin, me qëllim përmbushjen e objektivave mujore të vendosura nga kompania.

Detyrat

Promovimi i produkteve

  • Të prezantojë produktet dhe shërbimet e kompanisë dhe t’i udhëzojë sa më mirë klientët e interesuar drejt zgjidhjes së duhur.
  • Të japë informacione të sakta për produktet dhe shërbimet që kompania synon të promovojë.
  • Të respektojë orarin e aktiviteteve promocionale të ekipit sipas afateve të përcaktuara në planin e promocionit.

Mbështetja dhe mirëmbajtja e klientëve

  • Të mbledhë ankesat e ndryshme nga klientët dhe t’i raportojë ato sipas procedurave të parashikuara.
  • T’i ndihmojë klientët të identifikojnë produktin më të përshtatshëm për nevojat e tyre.
  • Të angazhohet me klientët për të kuptuar nevojat që ata kanë.

Arritja e rezultateve

  • Të identifikojë klientë të rinj.
  • Të gjejë, të kualifikojë dhe të finalizojë marrëveshje me klientë të rinj.
  • Të arrijë dhe të tejkalojë objektivat e përcaktuara në mënyrë periodike.
  • Të menaxhojë aktivitete x/up-sell mbi produkte dhe shërbime të ndryshme digjitale.
  • Të plotësojë raportet e kërkuara nga kompania.

Kualifikimet

Aftësitë, njohuritë dhe përvoja e kërkuar:

  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Të ketë aftësi për zgjidhjen e problemeve.
  • Të ketë gatishmëri për të udhëtuar në zona të ndryshme të Shqipërisë.
  • Të jetë i aftë të punojë në grup.
  • Të kryejë edhe detyra të tjera sipas nevojave të kompanisë.
  • Të posedojë aftësi të mira analitike.
  • Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.
  • Njohuritë në fushën e telekomunikacionit konsiderohen përparësi.
  • Të ketë arsim të mesëm ose të lartë; përparësi ka Diploma Universitare në Marketing, Menaxhim Binzesi.
  • Kandidatët mund të jenë me ose pa eksperiecë pune; kjo konsiderohet përparësi.
  • Përvoja në shitje direkte ose në promocion vlerësohet si përparësi.