Përgjegjësitë kryesore të kësaj pozite:
- Arritja e mbulimit të Trade Marketing, frekuenca e vizitës dhe plani i vizitës në pikat e shitjes në mënyrë që të maksimizohet efektiviteti dhe efikasiteti i vizitave në pikat kryesore
- Të mbulojë aktivitetet B2B me fokus në krijimin e marrëdhënieve me pronarin e dyqaneve me pakicë
- Realizimi i merchandising-ut bazë (vendosja e materialeve tregtare)
- Të sigurohet që çmimi është në përputhje me strategjinë e kompanisë
- Të vizitoj pika të ndryshme të shitjeve në baza ditore dhe të realizoj kontakte të përditshme me klientët
- Të siguroj mbështetje për forcën e shitjes përmes komunikimit të rregullt dhe të saktë, zgjidhjes së problemeve, këshillave të specializuara dhe tregtisë së drejtë
- Mbanë informacione të sakta dhe të rëndësishme të pikave të shitjes
- Përcakton, negocion dhe zbaton programin e Partneritetit me pikat e pavarura të shitjes me cilësinë më të mirë, për të siguruar komunikimin e duhur të brendit
- Orari i punës është 5 ditë në javë
Kërkohet:
- Përvojë në Marketing ose Promocion (konsiderohet përparësi)
- Njohja e produktit, brendit dhe implementimi i programit tregtar
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët, furnitorët e jashtëm dhe partnerët komercialë
- Aftësi të shitjes
- Aftësi të komunikimit dhe prezentimit
- Aftësi për të ndërtuar dhe për të mbajtur marrëdhëniet me tregtarin
- I/E motivuar dhe mendjehapur
- Bashkpunues në ekip
- Të posedojë patent shofer (konsiderohet përparësi)
- Aftësi kompjuterike - LN, Word, Excel, PP, etj. (konsiderohet përparësi)
Çfarë ofrojmë ne:
- Rrogë bazë bruto – 667 euro + bonuse
- Zhvillim profesional në këtë fushë