Titulli i punës: Agjente Shitjes, Marketingu dhe Promocioni në Teren
Përshkrimi: Pozita përfshin zbatimin e aktiviteteve të Trade Marketing në pika shitjeje dhe realizimin e merchandising-ut për të maksimizuar efikasitetin e prezencës së produktit. Përfshin ndërtimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me pronarët e dyqaneve dhe mbështetjen e forcës së shitjes përmes komunikimit dhe zgjidhjes së problemeve.
Përgjegjësitë:
- Arritja e mbulimit të Trade Marketing, frekuenca e vizitës dhe plani i vizitës në pikat e shitjes për të maksimizuar efektivitetin dhe efikasitetin e vizitave në pikat kryesore
- Mbulimi i aktiviteteve B2B me fokus në krijimin e marrëdhënieve me pronarin e dyqaneve me pakicë
- Realizimi i merchandising-ut bazë (vendosja e materialeve tregtare)
- Sigurimi që çmimi është në përputhje me strategjinë e kompanisë
- Vizitimi i pikave të ndryshme të shitjeve dhe realizimi i kontakteve të përditshme me klientët
- Sigurimi i mbështetjes për forcën e shitjes përmes komunikimit të rregullt dhe të saktë, zgjidhjes së problemeve dhe këshillave të specializuara
- Mbajtja e informacioneve të sakta dhe të rëndësishme të pikave të shitjes
- Përcaktimi, negocimi dhe zbatimi i programit të Partneritetit me pikat e pavarura të shitjes për të siguruar komunikimin e duhur të brendit
Kërkohet:
- Përvojë në Marketing ose Promocion (konsiderohet përparësi)
- Njohja e produktit, brendit dhe implementimi i programit tregtar
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët, furnitorët e jashtëm dhe partnerët komercialë
- Aftësi të shitjes
- Aftësi të komunikimit dhe prezentimit
- Aftësi për të ndërtuar dhe për të mbajtur marrëdhëniet me tregtarin
- I/E motivuar dhe mendjehapur
- Bashkëpunues në ekip
- Patent shoferi (konsiderohet përparësi)
- Aftësi kompjuterike - LN, Word, Excel, PP, etj. (konsiderohet përparësi)
Çfarë ofrojmë ne:
- Rrogë bazë bruto – 667 euro + bonuse
- Zhvillim profesional në këtë fushë