• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Vizion Group

Merchandiser/e (4)

Vizion Group
Apliko
ShitjePrishtinë2 javë më parëFull Time

Bashkohu me ekipin tonë!

Vizion Group, kompani që merret me distribuimin e produkteve ushqimore, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit shpall konkurs për këto pozita:

Merchandiser/e për rajonin e Prishtinës - 4 pozita

Përshkrim i rolit

Merchandiseri/ja është përgjegjës për: prezantimin profesional të produkteve në pikat e shitjes, organizimin e rafteve sipas standardeve të kompanisë, rritjen e dukshmërisë së brendeve dhe mbështetjen e ekipit të shitjes për të arritur objektivat komerciale.

Kërkesat

  • Së paku arsim i mesëm i përfunduar;
  • Përvojë pune në merchandising ose në sektorin e shitjes (përparësi);
  • Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi; Gatishmëri për punë në terren;
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim në punë;
  • Patentë shoferi, kategoria B.

Përgjegjësitë

  • Vendosja dhe rregullimi i produkteve në rafte sipas planogrameve të miratuara
  • Kontrollimi i disponueshmërisë së produkteve dhe plotësimi i mungesave
  • Monitorimi i datave të skadencës dhe cilësisë së ekspozimit
  • Vendosja e materialeve promovuese (POS materiale, çmime, etiketa)
  • Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e shitjes dhe menaxherët e dyqaneve
  • Raportimi i gjendjes së stokut, konkurrencës dhe aktiviteteve në terren
  • Mbështetja në implementimin e fushatave promocionale
  • Ruajtja e marrëdhënieve profesionale me klientët

Kualifikimet e preferuara

  • Përvojë në sektorin e shitjes dhe rrjeteve retail (e preferuar);
  • Njohuri mbi planogramet dhe standardet e ekspozimit të produkteve (e preferuar);
  • Aftësi për menaxhimin e kohës dhe prioriteteve;
  • Frymë ekipore dhe qasje proaktive ndaj punës;
  • Njohuri bazike në teknikat e shitjes dhe shërbimit ndaj klientit;

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese
  • Kontratë pune sipas ligjit
  • Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues
  • Mundësi avancimi brenda kompanisë
  • Trajnime profesionale dhe zhvillim karriere