Sektorist/e
Pozita është e hapur në Prishtinë pranë Viva Fresh Store.
Detyrat e punës
- Ofron pritje dhe shërbim cilësor për konsumatorët.
- Kujdeset për mbushjen dhe mirëmbajtjen e rafteve duke zbatuar metodën FIFO dhe planogramin.
- Mbikëqyr afatet e produkteve dhe i raporton te eprori sipas rregulloreve të brendshme.
- Angazhohet në procesin e arkës dhe të depos kur kërkohet dhe kur paraqitet nevoja.
Kualifikimet
- Përvojë në Retail / shitje me pakicë në role të ngjashme.
- Aftësi për të punuar si në ekip, ashtu edhe në mënyrë të pavarur.
- Përkushtim dhe etikë të lartë në punë.
- Shkollimi dhe trajnimet përkatëse konsiderohen përparësi.
- Qasje energjike dhe entuziaste ndaj punës, me qëndrim pozitiv dhe dëshirë për zhvillim profesional.
Çka ofrohet
- Orar me vetëm 5 ditë pune në javë dhe 2 ditë pushim për një balancë më të mirë jetë/punë.
- Sigurim shëndetësor për më shumë siguri dhe kujdes.
- Mundësi konkrete për avancim dhe zhvillim në karrierë.
- Trajnime profesionale të certifikuara nga Viva Fresh.
Bashkimi me Viva Fresh ofron mundësinë për të ndërtuar karrierën në një mjedis mbështetës, me hapësirë të mirë për rritje profesionale dhe zhvillim.
Konkursi mbetet i hapur deri më 30.06.2026.