Banon në Vushtrri, punon në Prishtinë - transporti i siguruar ta bën atë të mundshëm çdo ditë.
Si Sektorist në Viva Fresh - Prishtinë, do të kujdesesh për mbushjen, rradhitjen, kontrollimin si dhe organizimin e mallit. Puna juaj është e thjeshtë por e rëndësishme - produktet në vendin e duhur, afatet të kontrolluara, klientët gjejnë atë që kërkojnë.
Do të punosh me energji, do të mësoni planogramin, do të zhvilloheni në rol, do të keni përgjegjësi. Do të jeni në ekip, do të shikoni rezultatin në fund të ditës. Viva Fresh ju ofron pagë konkurruese, sigurimin, trajnime, mundësi rritjeje - plus transporti.
Nëse jeni gati për këtë, apliko tani!
Detyrimet
- Mirëpritja dhe shërbimi ndaj konsumatorëve me profesionalizëm
- Mbushja dhe mirëmbajtja e raflove sipas metodës FIFO dhe planogramit
- Kontrollimi i afateve të produkteve dhe raportimi i detyrave
- Pjesëmarrja në proceset e checkout dhe depo kur nevojithet
- Ruajtja e standardeve të cilësisë dhe higjienës
Detaje shtesë
- 5 ditë pune në javë – 2 ditë pushim për balancë më të mirë jetë/punë
- Sigurimi shëndetësor për punëtorët
- Transport i siguruar (nga Vushtrri në Prishtinë)
- Mundësi reale për avancim dhe zhvillim në karrierë
- Trajnime profesionale të certifikuara nga Viva Fresh
- Kërkesa: Përvojë në retail, aftësi për punë në ekip, etikë pune, energji dhe entuziazëm