Koordinator i Burimeve Njerëzore
Viva Fresh kërkon kandidat për pozitën Koordinator i Burimeve Njerëzore në Prishtinë.
Bëhuni pjesë e Viva Fresh dhe zhvilloni karrierën tuaj në një mjedis mbështetës, me mundësi të mira për rritje dhe avancim profesional.
Përgjegjësitë
- Menaxhon procesin e rekrutimit, shqyrton dhe përzgjedh aplikimet e pranuara, organizon dhe mban agjendën e intervistave, si dhe identifikon mënyra kreative për tërheqjen e kandidatëve.
- Kujdeset për çështjet administrative që lidhen me përgatitjen e dokumentacionit të punonjësve dhe mirëmbajtjen e tij.
- Administron dosjet e stafit, kontratat e punës dhe arkivën përkatëse.
- Evidenton numrin e punonjësve dhe përditëson të dhënat për stafin aktiv dhe joaktiv të kompanisë.
- Mban shënime për mungesat, pushimet dhe lejet e stafit.
- Ofron mbështetje në zbatimin e kërkesave të të gjitha procedurave operacionale të Burimeve Njerëzore.
Kualifikimet
- Kërkohet përvojë pune në Burime Njerëzore, ndërsa përvoja në Retail konsiderohet përparësi.
- Nevojitet diplomë universitare.
- Kërkohen aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Duhet të ketë aftësi vendimmarrëse, organizative dhe vetëiniciativë.
- Përparësi ka njohja e avancuar e Gjuhës Angleze.
- Kërkohen njohuri të mira për Ligjin e Punës.
Afati i konkursit mbetet i hapur deri më 06.07.2026.