Konkurs Pune Prishtinë
Arkatar/e
Bëhuni pjesë e Viva Fresh dhe zhvilloni karrierën tuaj në një mjedis mbështetës, me mundësi të mira për ngritje profesionale dhe avancim.
Detyrat e punës
- Të ofrojë pritje dhe shërbim cilësor për konsumatorët.
- Të administrojë Cash-in dhe hapësirën e punës, duke siguruar edhe mirëmbajtjen e arkës.
- Të mbikëqyrë afatet dhe t’i raportojë ato te eprori në përputhje me rregulloret e brendshme.
- Të përfshihet në procesin e mbushjes së rafteve, duke zbatuar metodën FIFO dhe planogramin gjatë vendosjes së produkteve.
Kualifikimet
- Përvojë në Retail / shitje me pakicë në pozita të ngjashme.
- Aftësi për të punuar si në ekip, ashtu edhe në mënyrë të pavarur.
- Përkushtim dhe etikë të lartë në punë.
- Shkollimi dhe trajnimet përkatëse konsiderohen përparësi.
- Person energjik dhe entuziast, me qasje pozitive ndaj punës dhe dëshirë për zhvillim profesional.
Çka ofrojmë
- Orar pune me 5 ditë në javë dhe 2 ditë pushim, për një ekuilibër më të mirë mes jetës private dhe punës.
- Sigurim shëndetësor për më shumë siguri dhe kujdes.
- Mundësi konkrete për avancim dhe zhvillim në karrierë.
- Trajnime profesionale të certifikuara nga Viva Fresh.
Afati i konkursit është i hapur deri më 30.06.2026.