Shitës ambulantiv (5)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kujdeset për realizimin e shitjes së produkteve të programit përkatës, në përputhje me planin e përcaktuar nga menaxheri.
- Para daljes në terren, përgatit vizitat, vendos objektiva SMART për secilin takim dhe cakton përparësitë gjatë tyre.
- Zbaton planin ditor të vizitave sipas itinerarit që i jepet nga mbikëqyrësi.
- Ka për detyrë të ndjekë pesë hapat e procesit të shitjes: 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasia, gjendja e përgjithshme dhe afati i mallit), 3) prezantimin e shitjes (analiza e nevojave, shitja e benefiteve, tejkalimi i pengesave dhe mbyllja e shitjes), 4) merchandasing-un (pozicionimi i mallit, hapësira dhe dukshmëria maksimale), 5) raportimin.
- Në bashkëpunim me mbikëqyrësin, administron materialet reklamuese si raftet, woblerat, postera, maica etj., duke u kujdesur për mirëmbajtjen dhe shpërndarjen e tyre sipas prioriteteve.
Kualifikimet e kërkuara
- Kërkohet së paku përfundimi i shkollës së mesme, ndërsa diploma universitare konsiderohet përparësi.
- Duhet të kenë shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe prezantim.
- Kërkohet patentë shoferi e kategorisë B.
- Duhet të posedojnë aftësi të mira në planifikimin dhe organizimin e punës.
- Nevojiten aftësi të shkëlqyera për menaxhimin e kohës.
Konkursi mbetet i hapur deri më 14.08.2026.