Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Merr përgjegjësi për shitjen e produkteve të programit përkatës, duke vepruar sipas planit të përcaktuar nga menaxheri.
- Para daljes në terren, përgatit vizitat, vendos objektiva SMART për secilin takim dhe përcakton përparësitë gjatë zhvillimit të tyre.
- Respekton planin ditor të vizitave, sipas itinerarit që i jepet nga mbikëqyrësi.
- Zbaton pesë fazat e procesit të shitjes: 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut, përfshirë sasinë, gjendjen e përgjithshme dhe afatin e mallit, 3) prezantimin e shitjes, me analizë të nevojave, shitje të benefiteve, tejkalim të pengesave dhe mbyllje të shitjes, 4) merchandising, duke siguruar pozicionim të duhur të mallit, hapësirë dhe dukshmëri maksimale, 5) raportimin.
- Në bashkëpunim me mbikëqyrësin, administron materialet promocionale si raftet, woblerat, postera, maica etj., duke u kujdesur për mirëmbajtjen dhe shpërndarjen e tyre sipas prioriteteve.
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar së paku shkollën e mesme, ndërsa diploma universitare konsiderohet avantazh.
- Kërkohen aftësi shumë të mira në komunikim dhe prezantim.
- Nevojitet patentë shoferi e kategorisë B.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi të mira në planifikimin dhe organizimin e punës.
- Kërkohet menaxhim shumë i mirë i kohës.
Kërkohet që të aplikojnë vetëm kandidatët që i përmbushin me seriozitet kriteret e lartpërmendura.
Afati i konkursit mbetet i hapur deri më 20.06.2026.