• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Vip Security

Punonjes Sherbimi Operator/e

Vip Security
Apliko
Siguri & Sherbime PublikeTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Kompania "VIP Security" sh.p.k renditet ndër subjektet kryesore që ofrojnë shërbime elitare sigurie në Shqipëri dhe në rajon. E krijuar në vitin 2017, ajo mbështetet te vlerat themelore të Vigjilencës, Integritetit dhe Mbrojtjes, duke ndërtuar me klientët marrëdhënie të qëndrueshme të bazuara në besim dhe partneritet.

Kompania vijon të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme dhe luan një rol aktiv në përmirësimin e jetës së komunitetit, duke ofruar shërbime me standarde të larta në industrinë e sigurisë përmes zgjidhjeve inovative, teknologjisë së avancuar dhe një ekipi profesional të përkushtuar.

Përshkrimi i Pozicionit

Punonjësi i Shërbimit – Operator/e Sigurie ka për detyrë të sigurojë mbrojtjen e objekteve dhe të klientëve përmes mbikëqyrjes së sistemeve të sigurisë dhe zbatimit të procedurave standarde të operimit.

Detyrat

  • Mbikëqyr sistemet e sigurisë, përfshirë kamerat, alarmet dhe sistemet e kontrollit.
  • Reagon pa vonesë ndaj sinjaleve të alarmit ose rasteve që paraqiten si të dyshimta.
  • Evidenton dhe raporton në mënyrë të saktë dhe në kohë çdo incident apo parregullsi.
  • Mbron konfidencialitetin dhe respekton me përpikëri procedurat e sigurisë.
  • Punon ngushtë me ekipin dhe strukturat përgjegjëse për trajtimin e situatave emergjente.
  • Ofron shërbim profesional dhe korrekt për klientët.

Kualifikimet

Kandidati duhet të ketë:

  • Çertifikatën e Punonjësit të Shërbimit.
  • Trajnime specifike si operator/e.
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze.
  • Moshë të preferuar 25-45 vjeç.
  • Gatishmëri për të punuar me turne.
  • Integritet, korrektësi dhe disiplinë profesionale.
  • Përvoja në fushën e sigurisë përbën avantazh.

Ne Ofrojmë:

  • Punësim të qëndrueshëm në një kompani prestigjioze.
  • Trajnime profesionale dhe mundësi për zhvillim në karrierë.
  • Pagesë konkurruese dhe kushte të favorshme pune.
  • Një mjedis pune profesional dhe mbështetës.