Punonjës i Shërbimit – Operator/e Sigurie
Kompania: "VIP Security" sh.p.k
Përshkrimi
Kompania "VIP Security" sh.p.k është një nga kompanitë lider në ofrimin e shërbimeve elitare të sigurisë në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2017, kompania udhëhiqet nga vlerat themelore të Vigjilencës, Integritetit dhe Mbrojtjes, duke ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme besimi dhe partneriteti me klientët e saj.
Punonjësi i Shërbimit – Operator/e Sigurie është përgjegjës për garantimin e sigurisë së objekteve dhe klientëve përmes monitorimit të sistemeve të sigurisë dhe zbatimit të procedurave standarde operative.
Detyrat
- Monitorimi i sistemeve të sigurisë (kamera, alarme, sisteme kontrolli).
- Reagimi i menjëhershëm ndaj sinjaleve të alarmit apo situatave të dyshimta.
- Raportimi korrekt dhe në kohë i çdo incidenti apo parregullsie.
- Ruajtja e konfidencialitetit dhe zbatimi rigoroz i procedurave të sigurisë.
- Bashkëpunimi me ekipin dhe strukturat përkatëse për menaxhimin e situatave emergjente.
- Ofrimi i shërbimit profesional dhe korrekt ndaj klientëve.
Kualifikimet
- Çertifikatën e Punonjësit të Shërbimit.
- Trajnime specifike si operator/e.
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze.
- Mosha e preferuar 25-45 vjeç.
- Gatishmëri për punë me turne.
- Integritet, korrektësi dhe disiplinë profesionale.
- Përvojë në fushën e sigurisë përbën avantazh.
Ne Ofrojmë
- Punësim të qëndrueshëm në një kompani prestigjioze.
- Trajnime profesionale dhe mundësi zhvillimi në karrierë.
- Pagesë konkurruese dhe kushte të mira pune.
- Ambient pune profesional dhe mbështetës.
Shënime
Afati i fundit i aplikimit: 22 Maj 2026, ora 17:00.
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të Republikës së Shqipërisë mbi mbrojtjen e të dhënave personale.