• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Vip Security

Instalator/Montues

Vip Security
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë3 javë më parëFull Time

Titulli i punës: Elektricist, Instalator dhe Montues i linjave të kamerave dhe sistemeve të sigurisë

Përshkrimi:

“VIP Security” kërkon të punësojë një Elektricist, Instalator dhe Montues të linjave të kamerave dhe sisteme të sigurisë. Ky pozicion është ideal për këdo që dëshiron të zhvillojë aftësitë e tij teknike dhe të marrë përvojë praktike në një mjedis dinamik dhe sfidues.

Detyrat:

  • Asistimi në instalimin e sistemeve të reja elektrike dhe të sigurisë;
  • Ofron ndihmë në diagnostifikimin dhe riparimin e problemeve në instalimet ekzistuese;
  • Mbajtja e veglave dhe materialeve të organizuara dhe gati për përdorim;
  • Ndihma në leximin e planeve teknike dhe zbatimin e udhëzimeve të instalimit;
  • Monitorimi i pajisjeve për të siguruar funksionimin e tyre optimal;
  • Përgatitja e raporteve të thjeshta të punës dhe mbajtja e regjistrave të aktiviteteve të përditshme;
  • Bashkëpunimi me ekipet teknike për të përmirësuar efikasitetin dhe sigurinë e instalimeve.

Kualifikimet:

  • Shkollë e mesme teknike ose trajnime të tjera relevante;
  • Përvojë e mëparshme në një rol ndihmës ose interesi për elektricitetin dhe instalimet;
  • Njohuri bazë të standardeve të sigurisë dhe rregulloreve në instalimet elektrike;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën udhëzimin e teknikëve me përvojë;
  • Aftësi për të përdorur veglat e punës për instalime elektrike;
  • Fleksibilitet për të punuar në orare të ndryshme dhe në kushte të ndryshme;
  • Licencë e vlefshme drejtimi është e preferueshme;
  • Deshmi Kualifikimi per Sigurimin Teknik.

Shënime:

  • Afati i fundit i aplikimit: 30 Prill 2026, ora 17:00.
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
  • Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale.”