• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
VIER PFOTEN Kosova and BEAR SANCTUARY Prishtina

Kujdestar i Kafshëve (m/f/d)

VIER PFOTEN Kosova and BEAR SANCTUARY Prishtina
Apliko
Mirëqenie e KafshëvePrishtinë4 javë më parëFull Time

Titulli: KUJDESTAR I KAFSHEVE (M/F/D)

Organizata: FOUR PAWS

Vendndodhja: Fshati Mramor, Prishtinë, Kosovë

Përshkrim i shkurtër: Përgjegjës për kujdesin ditor dhe monitorimin e arinjve në PYLLIN E ARINJVE Prishtina. Përfshin sigurimin e ushqimit dhe kujdesit të duhur, vëzhgimin dhe dokumentimin e sjelljes dhe shëndetit, dhe mbështetjen e procedurave veterinare dhe transferimeve të sigurta.

Kontributi juaj do të jetë:

  • Sigurimi i kujdesit të përshtatshëm për kafshët që qëndrojnë në PYLLIN E ARINJVE Prishtina si dhe ndjekja e praktikave të duhura të menaxhimit
  • Monitorimi i sjelljes së kafshëve për qëllime të mundshme socializimi
  • Monitorimi dhe dokumentimi i shëndetit të kafshëve dhe çdo ndryshimi në sjellje
  • Mbështetja e masave dhe procedurave veterinare, sipas nevojës
  • Mbështetja në rritjen e kafshëve të reja, sipas nevojës
  • Pjesëmarrja dhe mbështetja e transferimit të sigurt të kafshëve në dhe nga strehimorja
  • Kontrollimi i furnizimit me ushqim, duke përfshirë fletë-dërgesat, për të siguruar sasinë dhe cilësinë e duhur të ushqimit
  • Shkrimi i raporteve të përditshme nga vëzhgimet e kontrollit (sjellja, anomalitë, sëmundjet dhe simptomat e arinjve)
  • Mbështetje me fotografimin e arinjve për përmbajtje në mediat sociale dhe ofrimin e historive interesante rreth arinjve
  • Respektimi i të gjitha udhëzimeve për sigurinë, planit të alarmit, udhëzimeve të punës dhe rregulloreve të tjera
  • Këshillimi i menaxhimit të lartë për çdo ngjarje teknike të sigurisë ose dëmtimeve relevante si çështje me gardhe elektrike, ndriçimin e emergjencës, energjinë elektrike, sistemin e alarmit, agregatët e energjisë etj.
  • Prerja e degëve të pemëve, heqja e barërave dhe prerja e barit afër gardheve dhe hapësirave të kafshëve
  • Heqja e degëve dhe pemëve të rëna
  • Mbështetja me koordinimin dhe organizimin e vizitorëve të përditshëm në strehimore

Profili i kërkuar:

  • Eksperiencë e mëparshme pune si kujdestar i kafshëve
  • Patentë shoferi është një plus
  • Aftësi bashkëpunimi
  • Pasion i madh për mirëqenien e kafshëve, vizionin dhe misionin FOUR PAWS

Oferta jonë përfshin:

  • Mundësinë për të kontribuar vërtet në mirëqenien globale të kafshëve
  • Një ekip shumëkombësh me frymën e të qenit NJE FOUR PAWS

Dokumentet e kërkuara:

  • Letër motivuese
  • CV (në shqip ose anglisht)

Rreth organizatës:

  • FOUR PAWS është organizatë globale e mirëqenies së kafshëve, për kafshët të cilat janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të njeriut, e cila zbulon vuajtjet, shpëton kafshët në nevojë dhe i mbron ato.

Kërkesë ligjore:

  • Zotërimi i një leje pune të vlefshme për vendin përkatës ose kualifikimi për ta marrë atë është kërkesë për këtë pozitë para fillimit të punësimit.