KOPSHTAR (M/F/D)
Orar të plotë / 40 orë në javë / Fshati Mramor, Prishtinë, Kosovë
FOUR PAWS është një organizatë ndërkombëtare që angazhohet për mirëqenien e kafshëve që ndikohen drejtpërdrejt nga njeriu, duke identifikuar vuajtjet, duke shpëtuar kafshët në nevojë dhe duke i mbrojtur ato.
Nëse dëshironi të jepni kontribut në një mision me vlerë dhe të bëheni pjesë e ekipit tonë, kjo pozitë paraqet një mundësi të mirë. Po kërkojmë persona të përkushtuar që t’i shtohen ekipit tonë.
Kontributi juaj do të përfshijë
- Kujdes të vazhdueshëm për sipërfaqet e gjelbra, duke përdorur mjetet e punës me kujdes dhe sipas udhëzimeve teknike.
- Mirëmbajtjen e kopshtit, përfshirë kositjen e barit, ujitjen dhe kujdesin për ambientet e PYLLIT TË ARINJVE Prishtina, si dhe zonën e parkingut.
- Mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e rregullt të shtegut të vizitorëve, si edhe zbrazjen e shportave të mbeturinave një herë në javë me traktor.
- Pastrimin dhe mirëmbajtjen e gypave të kanalizimit, kur kjo kërkohet, për të mundësuar rrjedhje efikase të ujërave të zeza.
- Kryerjen e riparimeve dhe punëve bazike, duke përfshirë punën me dru dhe materiale të tjera, si edhe përdorimin e mjeteve alternative.
- Zbulimin dhe largimin e rreziqeve të mundshme të sigurisë për të shmangur lëndimet e punonjësve ose vizitorëve në hapësirat e jashtme dhe të brendshme.
- Zbatimin e rregullave të sigurisë dhe të shëndetit në punë për të garantuar një ambient të sigurt për stafin dhe vizitorët.
- Gatishmëri fizike për të përballuar një ndërrim të plotë pune dhe angazhim në ambiente të jashtme gjatë sezonës së verës, si edhe në raste intervenimi kur ka reshje atmosferike si shi apo borë.
- Respektimin e rregulloreve dhe protokolleve të sigurisë të Organizatës, si dhe përdorimin e pajisjeve personale mbrojtëse kur kjo është e detyrueshme.
- Kontrollin dhe monitorimin e inventarit të pajisjeve dhe veglave të punës që përdoren rregullisht, duke përfshirë gjendjen e tyre dhe riparimin kur paraqitet nevoja.
Profili i kërkuar
- Përvojë të mëhershme pune në pozitën e Kopshtarit.
- Patentë shoferi, e cila konsiderohet përparësi.
- Aftësi për bashkëpunim në punë.
- Interes dhe përkushtim të madh ndaj mirëqenies së kafshëve, si dhe ndaj vizionit dhe misionit të FOUR PAWS.
Oferta jonë përfshin
- Mundësinë për të dhënë kontribut real në mirëqenien e kafshëve në nivel global.
- Punë në një ekip shumëkombësh me frymën e të qenit NJE FOUR PAWS.
Dokumentet e kërkuara
- Letër motivuese.
- CV në shqip ose anglisht.
Ne veprojmë për të zbuluar, shpëtuar dhe mbrojtur kafshë të veçanta nga shumë lloje të ndryshme, përmes ndryshimeve sistemore dhe krijimit të mjediseve të përshtatshme për speciet në strehimoret tona.
Të interesuarit për këtë pozitë duhet të kenë leje pune të vlefshme për vendin përkatës, ose të kenë të drejtë ta sigurojnë atë, përpara fillimit të marrëdhënies së punës.