🏗️ VIBTIS shpk është një kompani ndërtimi me mbi 15 vite përvojë në treg, e njohur ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të projekteve tona.
📢 Aktualisht ne po kërkojmë për:
👷 INXHINIER KANTIERI - VLORË
🔹 PËRGJEGJËSITË:
- Siguron që punimet të kryhen sipas projektit, standardeve teknike dhe afateve kohore,
- Koordinon dhe mbikëqyr ekipet punuese dhe nënkontraktorët në kantier,
- Harton dhe ndjek planin e punës, burimet dhe materialet e nevojshme,
- Organizon aktivitetet ndërtimore sipas prioriteteve dhe fazave të projektit,
- Kontrollon cilësinë e punimeve dhe përputhshmërinë me specifikimet teknike,
- Kryen matje teknike dhe verifikon realizimin në terren,
- Siguron respektimin e standardeve të sigurisë dhe kushteve të punës.
🔹 KËRKESAT:
- Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi, Civile, Gjeodezi ose fusha të ngjashme,
- Minimumi 2 vite eksperiencë në projekte ndërtimi,
- Njohuri shumë të mira të standardeve teknike dhe zbatimit të projekteve,
- Aftësi në AutoCAD, MS Office (Excel), dhe programe të tjera (Civil 3D, Project – avantazh),
- Aftësi për të punuar në terren dhe nën presion kohor,
- Njohuri të legjislacionit dhe rregullave të sigurisë në ndërtim.
Faleminderit,
Departamenti i BNJ