Përshkrimi
Vetro Fusione Gjoka është një kompani me 20 vjet përvojë në përpunimin e xhamit, aluminit dhe PVC.
Vetro Fusione Gjoka ka një vend të lirë pune për Inxhinier preventivues/ Kostoist.
Inxhinieri Preventivues/ Kostoist mban përgjegjësi për monitorimin periodik të kostove të punimeve, përgatitjen e preventivëve dhe realizimin e analizave teknike të çmimeve për zërat përkatës, si edhe për punimet shtesë. Kjo pozitë i raporton drejtpërdrejt Drejtorit Teknik ose Administratorit.
Detyrat
- Të përpilojë dhe të përgatisë preventivat për punimet që Shoqëria planifikon të ndërtojë.
- Të verifikojë hartimin e situacioneve mujore, të librezave të masave dhe të analizave teknike të çmimeve të punimeve, duke u mbështetur në metodologjinë e zbatimit të Shoqërisë.
- Të ndjekë e të kryejë raportime periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve.
Kualifikimet
- Diplomë në Inxhinieri Ekonomike (ose në një nga degët e inxhinierisë).
- Me ose pa përvojë pune si Inxhinier.
- Të ketë aftësi për t’u përshtatur me teknologjinë dhe me kërkesat e reja që sjell tregu.
- Të jetë i përditësuar me çmimet e tregut për procese të ndryshme të punimeve.
- Të jetë i aftë të menaxhojë punën dhe të bashkëpunojë në grup.
- Të ketë aftësi për të propozuar zgjidhje dhe për të marrë vendime.
- Të njohë programet bazë kompjuterike, Microsoft Office, Autocad, etj.