Përshkrimi
Vatan.al po kërkon të angazhojë një Graphic Designer që ka ndjeshmëri të zhvilluar estetike, kupton mirë branding-un dhe është në gjendje të ndërtojë komunikim vizual profesional për markën Vatan.
Pozicioni mbulon krijimin e materialeve vizuale për rrjetet sociale, fushata digjitale, reklamim outdoor, evente, horeca dhe materiale të ndryshme promocionale.
Detyrat
- Hartimi i materialeve vizuale për social media, fushata digjitale dhe komunikim online.
- Dizajnimi i billboard-eve, posterave, banner-ave, citylight-eve dhe formateve të tjera të reklamimit outdoor.
- Mirëmbajtja dhe avancimi i identitetit vizual të markës Vatan.
- Zhvillimi i materialeve promocionale për horeca, pika shitjeje, evente dhe aktivizime marketingu.
- Përgatitja e skedarëve finalë për print dhe digital në përputhje me standardet teknike.
- Krijimi i mockup-eve për prezantime, fushata dhe materiale marketingu.
- Bashkëpunimi me ekipet e marketingut dhe partnerët kreativë për zbatimin e projekteve.
Kualifikimet
- Të paktën 2–3 vite përvojë në Graphic Design, Branding, Advertising, FMCG, Horeca ose në agjenci kreative.
- Njohuri shumë të mira në Adobe Photoshop, Illustrator dhe InDesign.
- Portofol me punë përkatëse në branding, social media, print ose outdoor advertising.
- Kuptim i mirë i tipografisë, ngjyrave, kompozimit dhe hierarkisë vizuale.
- Përvojë në përgatitjen e materialeve për print dhe digital.
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve, organizim i mirë dhe aftësi për të punuar brenda afateve kohore.
- Përvojë me marka birre, pije, horeca, evente ose produkte konsumi.
- Njohuri bazë në Motion Graphics, Adobe After Effects ose animime të thjeshta.
- Përvojë në Packaging Design, Label Design, mockup-e dhe retouching.
- Aftësi për ta përshtatur dizajnin sipas identitetit dhe objektivave të markës.
Çfarë ofrojmë
- Mundësi për të punuar drejtpërdrejt me një markë birre shqiptare në zhvillim.
- Përfshirje në fushata marketingu, evente, lançime produktesh dhe projekte me ndikim konkret në treg.
- Mjedis profesional pune dhe mundësi për zhvillim në karrierë.
- Hapësirë për kreativitet dhe kontribut në zhvillimin vizual të markës Vatan.
Dokumentet e kërkuara
- CV.
- Portfolio me punët më të mira.