Titulli: Travel Agent - Departamenti VAS Tour
Përshkrimi:
- Jemi VAS Group dhe po kërkojmë një koleg të apasionuar pas turizmit, që flet gjuhë të huaja, ka aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi dhe ka përzemër krijimin e eksperiencave unike për klientët, në pozicionin Travel Agent - Departamenti VAS Tour.
Detyrat:
- Planifikimi dhe shitja e shërbimeve turistike si fluturimet, paketat turistike dhe produktet e tjera;
- Rezervimi i shërbimeve si akomodime, bileta fluturimi, transferta, makina me qera, cruise, bileta sporti, etj.;
- Mbajtja e kontaktit të vazhdueshëm me klientët/partnerët, për të kuptuar nevojat dhe për t’iu përshtatur kërkesave të tyre;
- Përgatitja dhe zhvillimi i strategjive dhe teknikave të marketingut, në mënyrë që të realizohen dhe rriten shitjet;
- Trajtimi dhe zgjidhja e problematikave të ndryshme, si ankesa, rimbursime, etj.;
- Hedhja e të dhënave në sistem dhe mirëmbajtja e bazës së të dhënave të klientëve/furnitorëve;
- Përgatitja e raporteve dhe dokumentave financiare.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Menaxhim Turizmi, ose fusha të ngjashme;
- Eksperiencë 2 vjet në pozicione të ngjashme;
- Aftësi të mira organizative dhe komunikimi;
- Aftësi shumë të mira në shitje dhe marketing;
- Zotërim i gjuhës angleze;
- Pasion për industrinë e Turizmit.
Dokumentet e kërkuara: