Titulli i punës: Agjent i Rezervimeve
Përshkrimi:
- Agjenti i Rezervimeve është përgjegjës për menaxhimin dhe mbylljen e rezervimeve, duke kombinuar shërbimin ndaj klientit me një qasje aktive në shitje. Ky rol luan një funksion kyç në rritjen e të ardhurave të hotelit dhe në ofrimin e një eksperience të shkëlqyer për mysafirët.
Detyrat:
- Menaxhimi i rezervimeve për dhoma dhe shërbime të tjera të hotelit përmes telefonit, email-it dhe sistemeve online;
- Identifikimi i mundësive upselling & cross-selling (upgrade dhomash, paketa, shërbime shtesë;)
- Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve profesionale me klientë individualë, korporata dhe agjenci;
- Ofrimi i informacionit të saktë dhe bindës mbi shërbimet, tarifat dhe ofertat e hotelit;
- Koordinimi me departamentet e Front Office, Sales dhe Revenue për optimizimin e shitjeve;
- Sigurimi që të gjitha rezervimet të jenë të sakta dhe të përditësuara në sistem.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare. Kualifikimet në fushën e hotelerisë do të ishin avantazh;
- Eksperiencë e mëparshme në rezervime hoteli ose shitje;
- Orientim i fortë drejt shitjes dhe rezultateve;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bindëse;
- Njohuri të sistemeve PMS / Channel Manager (avantazh);
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh);
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa kërkesa njëkohësisht.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Kanalet online:
- Web: vasgroup.net.
- Facebook: vasgroup;
- Instagram: vas. group1.
- Youtube: @PremiumChannel Albania