• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Nuk ka punë aktive

Kjo kompani nuk ka punë të publikuara aktualisht.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
VAS GROUP

Travel Agent

VAS GROUP
Gastronomi, Hoteleri & TurizemTiranë6 ditë më parëFull Time

VAS GROUP është një grup lider në industrinë e turizmit në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, me një histori me shume se 30-vjeçare suksesi, që nis përmes themelimit të agjensisë së udhëtimeve Albtours D.

Që nga viti 1994, VAS GROUP ka ndërtuar një portofol të gjerë shërbimesh që përfshin: Operator Turistik, DMC, kompani për organizimin e eventeve, platforma online rezervimesh, një zinxhir hotelesh me pesë yje, si dhe media turistike përfshirë kanale televizive dhe radio.

Me këtë strukturë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, VAS GROUP është sot i vetmi grup i specializuar në ofrimin e zgjidhjeve 360° në fushën e Udhëtimeve dhe Turizmit në tregun shqiptar, rajon dhe më gjerë.

Në kuadër të zhvillimit dhe zgjerimit të stafit, po kërkojmë kandidatë të apasionuar pas turizmit, me aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi dhe ka përzemër krijimin e eksperiencave unike për klientët, për t'u bashkuar me ekipin e Departamentit Vas Tour në pozicionin Travel Agent.

Qëllimi i Pozicionit:

Travel Agent është përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe shitjen e paketave turistike. Ky rol kërkon aftësi të forta komunikimi, njohuri mbi destinacionet turistike dhe aftësi për të ofruar shërbim cilësor ndaj klientit.

Detyrat kryesore:

  • Planifikimi dhe shitja e shërbimeve turistike si fluturimet, paketat turistike dhe produktet e tjera,
  • Rezervimi i shërbimeve si akomodime, bileta fluturimi, transferta, makina me qera, cruise, bileta sporti, etj.,
  • Mbajtja e kontaktit të vazhdueshëm me klientët/partnerët, për të kuptuar nevojat dhe per t’iu përshtatur kërkesave të tyre,
  • Përgatitja dhe zhvillimi i strategjive dhe teknikave të marketingut, në mënyrë që të realizohen dhe rriten shitjet,
  • Trajtimi dhe zgjidhja e problematikave të ndryshme, si ankesa, rimbursime, etj.,
  • Hedhja e të dhënave në sistem dhe mirëmbajtja e bazës së të dhënave të klientëve/furnitoreve,
  • Përgatitja e raporteve dhe dokumentave financiare,

Kërkesat kryesore të pozicionit:

  • Diplomë universitare ( Dega Menaxhim Turizmi përbën avantazh),
  • Eksperiencë 1-2 vjet në pozicione të ngjashme,
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikimi;
  • Aftësi shumë të mira në shitje dhe marketing;
  • Zotërim i gjuhës angleze,
  • Pasion për industrinë e Turizmit,
  • Përdorim bazë i MS Office / CRM,