Inxhinier Ndërtimi në terren (Vlorë)
Kompania: Valona Konstruksion
Përshkrimi:
Valona Konstruksion kërkon të punësojë Inxhinier Ndërtimi në terren për kantierin në Vlorë.
Detyrat:
- Planifikon, organizon dhe zbaton fazat e punimeve në kantierin e ndërtimit në përputhje me projektin, kushteve teknike të zbatimit, specifikimeve teknike duke respektuar afatet kohore.
- Përpilon dhe kontrollon të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
- Përpilimi i të gjithë dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
- Hartimi i situacioneve mujore për nënkontraktorët e projektit, si dhe situacionet mujore kundrejt Klientit/ Investitorit.
- Kryen kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier dhe aprovon materialet që implementohen aty.
- Organizon dhe Kordinon punën në kantier me stafin në varësi.
- Evidenton nevojat për materiale dhe mire administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore.
- Detyra të tjera të ngarkuara nga eprori.
Kualifikimet:
- Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Eksperiencë pune mbi 5 vite.
- Të njohë programet Autocad, MS office, etj.
- Të jetë i aftë të menaxhojë disa procese njëkohësisht.
- Të ketë aftësi komunikuese të mira dhe aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.
Dokumentet e kërkuara: