ZYRA PËRMBARIMORE VAIS LAW SHPALL VENDE TË REJA PUNE
Zyra Përmbarimore VAIS Law, me seli në Magjistralja Prishtinë-Shkup, km. 10, p.n., 14000, Lipjan, nën udhëheqjen e Përmbaruesve Privat Ma.sc. Valdrin Beka dhe Ma.sc. Isa Gacaferi, është në kërkim të kandidatëve që synojnë një angazhim profesional me sfida dhe përgjegjësi.
Në këtë rol, zyra ofron mundësi për zhvillim të mëtejshëm të kapaciteteve profesionale dhe për përditësim me praktikat më të reja në fushën e Përmbarimit dhe të Judikaturës.
Pozita e hapur
- Zyrtar/e Ligjor (1 pozitë)
Kualifikimet minimale të kërkuara
- Të ketë përfunduar Fakultetin Juridik.
- Preferohet orientimi në drejtimin Civil Juridik.
- Të ketë vullnet dhe aftësi për të punuar në ekip.
- Të jetë në gjendje t’i përshtatet ritmit të punës, mënyrës së organizimit dhe ndryshimeve në detyrat e punës.
- Të zotërojë njohuri të mira të Microsoft Office, përfshirë Word, Excel dhe Outlook.
- Të posedojë patentë shoferi të kategorisë B.
- Të ketë njohuri mesatare të gjuhës angleze.
Përparësi do të kenë kandidatët që
- Mund të dëshmojnë përfshirje në praktika ose klinika juridike.
- Kanë notë mesatare mbi 8.0.
Dokumentet e kërkuara
- CV.
- Kopja e diplomës ose certifikata e notave.
Vetëm kandidatët që i përmbushin kriteret e përcaktuara për këtë pozitë do të ftohen për intervistë.
Afati i konkursit mbetet i hapur deri më 05 Korrik 2026.