• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
U

Projektues Teknik (Senior technical designer)

UVO DESIGN
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

UVO Design është një kompani e përqendruar në projektimin teknik të sistemeve të ndarjeve prej xhami me struktura alumini, si edhe të dyerve të brendshme.

Që nga viti 2018, ajo bën pjesë në grupin italian Universal Selecta dhe punon në bashkëpunim të afërt me tregun italian, ndërsa ofron shërbimet e saj edhe në tregun vendas.

Veprimtaria e UVO Design është e orientuar te ofrimi i zgjidhjeve teknike të detajuara dhe cilësore në fushën e projektimit, duke ndërthurur standardet ndërkombëtare me përvojën praktike në terren.

Si rezultat i zgjerimit të aktivitetit dhe rritjes së kërkesës për shërbime, kompania synon të zgjerojë ekipin me dy pozita të reja profesionale.

  • Eksperiencë: 3-5 vite (Senior technical designer )

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në një nga degët e Inxhinierisë së Ndërtimit/Mekanikes.
  • Të zotërojë shumë mirë paketën Office, Autocad dhe programe të tjera inxhinierike si Solidworks etj.
  • Të ketë më shumë se 3-5 vite përvojë pune në modelime 2D dhe 3D, si edhe në vizatime teknike.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në leximin dhe interpretimin e projekteve.
  • Të shfaqë aftësi organizative dhe analitike për zgjidhjen e problemeve.
  • Të jetë i aftë të punojë në grup dhe, në fazat pas përgatitore, edhe në mënyrë të pavarur, duke ruajtur etikë të lartë profesionale.
  • Të përcjellë informacion mbi proceset e punës te eprorët dhe të mbajë përgjegjësi për detyrat e realizuara.
  • Të jetë në gjendje të flasë, kuptojë dhe lexojë Italisht dhe Anglisht në nivelin B2.
  • Të ketë interes për transferta jashtë vendit në kuadër të trajnimeve të punës dhe bashkëpunimeve të reja në Itali.
  • Çdo aftësi tjetër konsiderohet avantazh.

Çfarë ofrojmë

  • Ofron kushte shumë të mira pune në një mjedis profesional, të qëndrueshëm dhe bashkëpunues, që mbështet zhvillimin personal dhe profesional të secilit punonjës.
  • Vihen në dispozicion ambiente pune komode, moderne dhe lehtësisht të aksesueshme.
  • Sigurohet kontratë pune e rregullt dhe e plotë, në përputhje me Kodin e Punës në fuqi.
  • Garantohet respektimi i plotë i të drejtave të punonjësit, përfshirë pushimet vjetore të paguara.
  • Orari i punës është 5-ditor, nga e hëna deri të premten, duke mbështetur balancën mes jetës profesionale dhe asaj personale.
  • Ofrohet trajnim i vazhdueshëm dhe asistencë profesionale nga drejtuesi teknik i zyrës.
  • Mjedisi i punës është mikpritës, serioz dhe me frymë bashkëpunimi.
  • Paga është konkurruese dhe përcaktohet sipas përvojës dhe aftësive të kandidatit.