• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
U

Projektues Teknik ( Junior Technical Designer)

UVO DESIGN
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

UVO Design vepron si kompani e specializuar në hartimin teknik të sistemeve të fasadave prej xhami me strukturë alumini, si edhe të portave të brendshme.

Që nga viti 2018, ajo është pjesë e grupit italian Universal Selecta dhe punon ngushtë me tregun italian, ndërsa njëkohësisht ofron shërbimet e saj edhe në tregun vendas.

Veprimtaria e UVO Design është e përqendruar në ofrimin e zgjidhjeve teknike të detajuara dhe cilësore në fushën e projektimit, duke ndërthurur standardet ndërkombëtare me përvojën praktike në terren.

Për shkak të zgjerimit të aktivitetit dhe rritjes së kërkesës për shërbime, kompania synon të zgjerojë ekipin me një profil të ri profesional.

  • Eksperiencë: 1-2 vite (Junior technical designer)

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në një nga degët e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Të zotërojë shumë mirë paketën Office, Autocad dhe programe të tjera inxhinierike.
  • Të ketë mbi 1-2 vite përvojë pune në vizatime teknike.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në leximin dhe interpretimin e projekteve.
  • Të posedojë aftësi organizative dhe analitike për zgjidhjen e problemeve.
  • Të jetë në gjendje të punojë si në grup, ashtu edhe në mënyrë të pavarur, duke ruajtur etikë të lartë profesionale.
  • Të përcjellë informacion mbi proceset e punës te eprorët dhe të mbajë përgjegjësi për detyrat e realizuara.
  • Të dijë të flasë, kuptojë dhe lexojë gjuhën Italiane, ku mjafton niveli B1.
  • Të jetë i gatshëm për transferta në kuadër të trajnimeve të punës në Itali, për periudha 2 javore në Itali, Milano.
  • Çdo aftësi shtesë konsiderohet avantazh.

Çfarë ofrojmë

  • Ofron kushte shumë të mira pune në një mjedis profesional, të qëndrueshëm dhe bashkëpunues, që mbështet zhvillimin personal dhe profesional të secilit punonjës.
  • Mjedise pune komode, moderne dhe lehtësisht të arritshme.
  • Kontratë të rregullt dhe të plotë pune, në përputhje me Kodin e Punës në fuqi.
  • Respektim të plotë të të drejtave të punonjësit, duke përfshirë edhe pushimet vjetore të paguara.
  • Orar pune 5-ditor, nga e hëna deri të premten, për të mbështetur ekuilibrin mes jetës profesionale dhe asaj personale.
  • Trajnim të vazhdueshëm dhe mbështetje profesionale nga drejtuesi teknik i zyrës.
  • Një ambient pune mikpritës, serioz dhe me frymë bashkëpunimi.
  • Pagë konkurruese, të përshtatur sipas përvojës dhe aftësive të kandidatit.