• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

SPECIALIST NË SEKTORIN E KËRKIMIT SHKENCOR, PROMOVIMIT AKADEMIK DHE KOMUNIKIMIT, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË.

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Nenin 78 Të Statutit Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Si Dhe Në Urdhrin e Rektorit Nr. 35, Datë 21.04.2021 “Për Miratimin e Kritereve Për Personel Ndihmës Akademik Me Karakter Administrativ Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Shpall Konkursin Për Vend Në Pozicionin e Punës, Personel Ndihmës Akademik Me Karakter Administrativ, Si Më Poshtë

Specialist në Sektorin e Kërkimit Shkencor, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Drejtorinë e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët Për “Specialist”, Në Sektorin e Kërkimit Shkencor, Promovimit Akademik Dhe Komunikimit, Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere

  • Të zotërojë minimalisht diplomë Bachelor të fituar në universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR;
  • Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Preferohet të ketë eksperiencë punë në institucionet publike të arsimit të lartë;

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokoll Arkivës, Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë ,Tiranë, Dokumentet Si Më Poshtë

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) preferohet të jetë standardi (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;
  • Vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Referenca nga punëdhënës ose epror direkt të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri mbi Rregulloret për dhënien e titujve akademikë dhe akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

26 April, 2021 |

Previous

NJOFTIM PËR “PËRGJEGJËS” NË SEKTORIN E STANDARDEVE TË CILËSISË DHE STATISTIKAVE NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Next

NJOFTIM PËR PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E PROJEKTEVE DHE ZHVILLIMIT PROFESIONAL NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË.