• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

PUBLIKOHEN KRITERET E PUNËSIMIT PËR “SPECIALIST” PRANË NJËSISË SË AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, dhe në Vendimin e Bordit të Administrimit nr.32, datë 09.05.2019, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, “Specialist” pranë Njësisë së Auditimit të Brendshëm.

Kriteret

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:

Kritere Të Përgjithshme

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerje të veprës/ave penale;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

Kritere Të Veçanta

  • Të ketë diplomë universitare të nivelit të dytë në shkencat ekonomike ose juridike;
  • Të ketë certifikatën e “Audituesit të brendshëm”,
  • Të ketë përvoj pune të paktën 5 (pesë) vjet në profesion;
  • Të ketë përvojë si auditues i brendshëm,
  • Të ketë notë mesatare të shkollës së lartë (bachelor dhe master) mbi 8 (tetë).

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Kërkesë për aplikim për vendin e punës;
  • Curriculum vitae (jetëshkrimi europass);
  • Fotokopje e diplomave dhe listat e notave të noterizuara
  • Fotokopje e kartës së identitetit;
  • Fotokopje të librezës së punës dhe/ose vërtetime të punës;
  • Vetëdeklarim mbi gjendjen gjyqësore (ose dëshmi penaliteti);
  • Raporti mjeko-ligjor,
  • Referenca nga punëdhënësi gjatë vitit të fundit;
  • Vërtetim që nuk ka masa disiplinore në fuqi
  • Vërtetim të njohjes sëgjuhës së huaj,
  • Diplomat apo çertifikatat e fituara në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me vërtetimin e njohjes dhe njëhsimit nga MARS, sipas përcaktimit të ligjit nr. 80, datë 22.07.2015, neni 92, pika 3.

Dokumenta të tjera që vërtetojnë kualifikimet shtesë;

Dokumentat duhet të jenë të noterizuara.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar pranë zyrës së Protokollit, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 27.05.2019 – 10.06.2019 (pesëmbëdhjetë ditë)

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e ligjeve të sipërpërmendura;

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërpërmendur, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën