• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

PUBLIKOHEN KRITERET E PUNËSIMIT PËR PERSONEL AKADEMIK, ME KOHË TË PLOTË, NË DEPARTAMENTIN E ANATOMISË PATOLOGJIKE DHE MJEKËSISË LIGJORE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel Akademik, në lëndën e Mjekësisë Ligjore, në Departamentin e Anatomisë Patologjike dhe Mjekësisë Ligjore, në Fakultetin e Mjekësisë.

Kriteret

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët për personel akademik, me kohë të plotë, në Departamentin e Anatomisë Patologjike dhe Mjekësisë Ligjore, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme, (studime universitare brenda ose jashtë vendit).
  • Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht)
  • Të ketë diplomë specializimi në Mjekësi Ligjore;
  • Të ketë titullin Doktoraturë në fushën e Mjekësisë Ligjore;
  • Të ketë notë mesatare të studimeve universitare mbi 8
  • Të ketë eksperiencë pune si Mjek Ligjor mbi 5 vjet;
  • Të jetë shtetas shqiptar
  • Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna nga Universiteti I Mjekësisë Tiranë dhe nga Insitucione të tjera të edukimit.

Kritere Specifike

  • Të ketë eksperiencë në mësimëdhënie në fushën e Mjekësisë Ligjore mbi 5 vjet;
  • Të jetë specialist në fushën e dokumentave të çështjes;
  • Të zotëroj me dëshmi gjuhën angleze

Kritere Preferenciale

  • Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombëtare në Anatomi Patologjike;
  • Të kenë botime shkencore në revista me faktor impakti si autor I parë, I dytë dhe I tretë (të indeksuar në pubmed)

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Zyrës Së Burimeve Njerëzore, Në Fakultetin e Mjekësisë, Dosjen Personale ( Të Inventarizuar), Me Dokumentat Si Më Poshtë

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi competent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  • Të paktën dy referenca nga profesorë.
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria.
  • Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 27.05.2019-07.06.2019 (10 ditë pune)

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare

27 May, 2019 |