
Bazuar në Nenin 3, 57 pika 2 e nenet në vijim të Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Nenin 5, 59 pika 4, 61 pika 1, 63 e vijues të Statutit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT), në Urdhrin e Rektorit të UMT-së Nr. 89, datë 06.09.2022 “Për punësimin e personelit akademik me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2022-2023, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në shkresën e Fakultetit të Mjekësisë Dentare Nr. 621/18 Prot., datë 20.02.2023, protokolluar me tonën Nr. 2448/40 Prot., datë 21.02.2023 “Publikimi i vendeve për personel akademik me kohë të pjesshme”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall thirrjen publike për të gjithë të interesuarit që duan të konkurrojnë për personel akademik me kohë të pjesshme (pedagogë të jashtëm), për vitin akademik 2022-2023, për vendet vakante si më poshtë
(Programi i studimit “Bachelor” në “Higjenist Dentar” dhe “Teknik Dentar”
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë personeli akademik me kohë të pjesshme janë si më poshtë vijon:
Kriteret Preferenciale
Dokumentacioni që do të dorëzohet nga personeli akademik me kohë të pjesshme:
Dokumentacioni do të dorëzohet pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Afati është 7 (shtatë) ditë nga dita e shpalljes në Buletin e APP-së.
Mënyra e Vlerësimit
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtë për drejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e arsimit të lartë, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, etj.