• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR VENDIN E PUNËS PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, “LABORANTE” NË DEPARTAMENTIN E FARMACISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë3 muaj më parëFull Time

Kandidatët Konkurrentë Për Vendin e Punës Personel Ndihmës Akademik Me Kohë Të Plotë, “Laborante” Në Departamentin e Farmacisë, Në Fakultetin e Mjekësisë, Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 98 datë 12.07.2023, shpall konkursin për pozicionin e punës, “Personel ndihmës akademik me kohë të plotë, Laborante në Departamentin e Farmacsisë, në Fakultetin e Mjekësisë” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë :

Kriteret e Përgjithshme

  • Të ketë diplomë “Master i Shkencave” (ose ekuivalent në përputhje me aktet ligjore në fuqi) në Kimi, Biokimi ose Farmaci;
  • Të zotëroj me dëshmi një nga gjuhët perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht Italisht Gjermanisht), preferohet gjuha angleze (me dëshmi);
  • Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike (me Certifikatë ose Dëshmi);
  • Të njohë dhe zbatojë kodin e etikës në punë (të jetë kofidencial) dhe të jetë i gatshëm të punoj në grup (vetëdeklarim);
  • Të jetë i gatshëm të punoj në orare të ndryshme në varësi të orarit mësimor (vetëdeklarim);
  • Të zotëroj gjuhën shqipe,të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;

Kritere Preferenciale

  • Të ketë përfunduar studimet universitare me notën mesatare mbi 7 (mesatare aritmetike);
  • Të ketë eksperiencë pune në fushën përkatëse (eksperiencë laboratorike në fushën e kimive);

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda (3) tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti), të marrë brenda (3) tre muajve të fundit;
  • Vërtetim nga punëdhënës, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Vetëdeklarim sipas kriterit nr. 4
  • Vetëdeklarim sipas kriterit nr. 5

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), në Zyrën e Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune nga data e shpalljes në buletinin e APP-së

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”
  • Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

17 July, 2023 |