• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR VENDIN E PUNËS, “PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK, “LABORANT,” NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË OMF & PARAKLINIKE, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dhe në urdhërin e Rektorit nr. 35 prot, datë 30. 03. 2022 shpall konkursin për pozicionin e punës, “Personel ndihmës akademik “Laborant, ” në Departamentin e Kirurgjisë OMF & Paraklinike, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët konkurentë për vendin e punës, “Personel ndihmës akademik, “Laborant, ” në Departamentin e Kirurgjisë OMF & Paraklinike, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin Stomatologji;
  • Të ketë njohuri në praktikat laboratorike me studentët;
  • Të zotërojë një nga gjuhët e huaja perëndimore ( Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht), gjuha angleze përbën avantazh;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve bazë (Word, Excel);
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, etikë profesionale dhe të punës në grup;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;

Dokumentacioni i Kërkuar

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë, nëse ka qënë i punësuar);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve kompjuterike;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
  • Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

4 April, 2022 |

Previous

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS 1(NJË) “LABORANTE” NË DEPARTAMENTIN E LPK, 1(NJË) “LABORANTE” NË DEPARTAMENTIN E DRSHIKOGJ NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Next

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PËRGJEGJËS/DREJTUES I NJËSISË SË AUDITIMIT TË BRENDSHËM” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË