• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR VENDIN E PUNËS “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË NË DEPARTAMENTIN E TERAPISË STOMATOLOGJIKE, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dhe në urdhrin e Rektorit nr.139 prot, datë 24. 11. 2021 shpall konkursin për pozicionin e punës “Personel Akademik” me kohë të plotë në Departamentin e Terapisë Stomatologjike, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët konkurrentë për vendin e punës “Personel Akademik” me kohë të plotë në Departamentin e Terapisë Stomatologjike, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të jetë diplomuar në “Master i Shkencave në Stomatologji” ose ekuivalente me të brenda ose jashtë vendit;
  • Të zotërojë me dëshmi, një nga pesë gjuhët e huaj të Bashkimit Europian (Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;

Kritere Të Veçanta

  • Kandidatët të kenë mbaruar studimet universitare për stomatologjime notë mesatare ≥ 9 (nëntë);
  • Të ketë fituar gradën shkencore “Doktor”;
  • Të ketë mbi 10 vjet eksperiencë në mësimdhënie;
  • Të ketë mbi 10 vjet eksperiencë në punë klinike;
  • Të ketë license profesionale të ushtrimit të profesionit;
  • Të ketë botime, referime dhe pjesëmarrje aktive në veprimtari kërkimore ose aktivitete shkencore;

Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj;
  • Kopje e noterizuar e dëshmis së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e liçensëns për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Stomatologëve;
  • Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtroijnë funksione publike”;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, s’jell skualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, pranë QSUT, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare

1 December, 2021 |

Previous

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS, PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR-SHKENCOR “LABORANTE MËSIMORE” ME KOHË TË PLOTË NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Next

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PUNONJËS BIBLIOTEKE” PRANË FAKULTETIT TË SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË