• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR VENDIN E LIRË TË PUNËS, “PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV “SPECIALIST IT” ME KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Teknologji Informacioni (IT)Tiranë1 muaj më parëFull Time

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “*Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e *
Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të
Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin nr. 24, datë 14.02.2024 “*Për miratimin e kritereve për *
*kandidatët për personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist IT” me kontratë *

  • me afat të pacaktuar, në Fakultetin e Mjekësisë*”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për vendin e lirë të punës, “Personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist IT” me kontratë me afat të pacaktuar, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kritere Të Përgjithshme

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për pozicionin e punës 1(një) vend vakant “Personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist IT” me kontratë me afat të pacaktuar, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, janë si më poshtë vijon:

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.

Kritere Të Veçanta

  • Të ketë përfunduar Ciklin e Dytë të Studimeve Universitare, të nivelit Master Shkencor, apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 3 (tri) vjet.

Kritere Preferenciale

Preferohen kandidatë që zotërojnë:

  • Diplomë të studimeve universitare, Master Shkencor në Informatikë Ekonomike/ Informatikë.
  • Preferohen kandidatë që zotërojnë dëshmi të gjuhës angleze.

Dokumentacioni i Kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, pranë UMT-së, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
  • Kopje e noteruar e librezës së punës;
  • Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje e noteruar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Vërtetim që nuk ka masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
  • Vërtetim i gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti), të marrë brenda (tre muajve të fundit);

Mungesa e një prej dokumenteve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet, apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

26 February, 2024 |