• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

Njoftim për vende vakante: “ Laborant” me kohë të plotë në Departamentin e Farmacisë,në Fakultetin e Mjekësisë

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë2 javë më parëFull Time

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, shpall konkursin për pozicion pune personel ndihmës akademik “Laborant” me kohë të plotë në Departamentin e Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë.

Kriteret:

Kandidatët Për Vendin e Punës “Laborant” Me Kohë Të Plotë Në Departamentin e Farmacisë, Fakulteti i Mjekësisë, Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në degën farmaci 5 vjeçare ose në shkenca biomjekësore 5 vjeçare, dhe në secilin prej rasteve kurrikula e programit të studimit të përmbaj lëndët e Përgatitjes Galenike, Përgatitje Kozmetike dhe Biofrmacisë;
  • Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 7 në farmaci ose mbi 8 në shkenca biomjekësore;
  • Të ketë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore, preferohet gjuha angleze;
  • Të ketë njohuri të programeve bazë të kompjuterit;
  • Të njoh dhe të zbatojë kodin e etikës në punë (të jetë konfidencial) dhe të jetë i gatshëm të punoj në grup;
  • Të jetë i gatshëm të punojë në orare të ndryshme në varësi të orarit mësimor;
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet në fushën përkatëse;
  • Të jetë anëtar i Urdhrit profesional përkatës;
  • Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna;

Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente

  • Kërkesë me shkrim;
  • Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  • Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  • Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  • Dokumentacion nga Institucioni ku ka punuar që nuk është marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  • Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.

Mënyra e Vlerësimit

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 12.11.2018 – 23.11.2018 (10 ditë pune).

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.