• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

Njoftim per vende vakante “Administrator” ne Fakultetin e Shkencave Mjekesore Teknike

University of Medicine, Tirana
Biznes & MenaxhimTiranë2 javë më parëFull Time

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për vendin e punës “Administrator” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike.

Përshkrimi përgjithësues i punës

Sipas nenit 54 “Funksionet e administratorit të njësisë kryesore në institucionet e arsimit të lartë” të ligjit nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Kriteret

Kandidatët për administrator i njësisë kryesore duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar,
  • Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master i Shkencave”, në fushën e drejtësisë ose të ekonomisë dhe përvojë pune së paku 5 (pesë) vjet në këto fusha,
  • Të ketë përvojë pune në buxhetimin, financë dhe menaxhimin e fondeve publike, së paku 3 (tre) vjet,
  • Të mos jetë i dënuar për ndjekje penale dhe të mos jetë dhënë ndaj tij masë e sigurimit personal,
  • Të mos jetë i dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës së prerë,
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit,
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës,
  • Të zotërojë gjuhën angleze, një gjuhë e dytë e Komunitetit Evropian përbën avantazh.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (të dy cikleve të studimit);
  • Kopje e librezës së punës e noteruar;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  • Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Dëshmi penaliteti.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri mbi ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, i ndryshuar në ligjin nr.110/2015, datë 15.10.2015 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”,
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, i ndryshuar me ligjin nr.47/2017 “Për Prokurimin Publik”,
  • Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”,
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative, prokurimit publik dhe buxhetit.

Mënyra e Vlerësimit

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.