• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “SPECIALIST I SHËRBIMEVE” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë2 javë më parëFull Time

Bazuar në Ligjin nr.80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicion pune personel administrativ “Specialist i Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë”.

  • Përshkrimi përgjithësues i punës :
  • Mban dhe kontrollon në çdo kohë projektet dhe preventivat që kanë të bëjnë me prokurime të infrastrukturës, ndërtimeve, shërbimeve dhe blerjeve;
  • Harton planin vjetor të nevojave për materiale, për pajisje dhe shpenzime të brendshme të administratës dhe interesohet për realizimin e këtij plani;
  • Është përgjegjës për hapat dhe rregullat që duhet të ndiqen për menaxhimin e aktiveve dhe menaxhimin e riskut lidhur me aktivet;
  • Është përgjegjës për administrimin dhe evidentimini e pasurisë së fakultetit, organizon dhe ndjek hap pas hapi inventarizimin e mjeteve kryesore.
  • Kujdeset për sigurimin e kushteve normale të punës në zyra dhe të veprimtarisë mësimore në auditor.
  • Kriteret:

Kandidati Për Vendin e Punës “Specialist i Shërbimeve Në Fakultetin e Mjekësisë” Duhet Të Plotësojë Këto Kritere

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master Profesional/ Master Shkencor në një nga fushat e Ekonomisë;
  • Të ketë eksperiencë pune në fushën e menaxhimit/financës;
  • Të ketë njohuri të mira të programit Microsoft Office;
  • Të ketë njohuri të mira të një prej programeve financiare (Alpha, Financa 5);
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit.
  • Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente

  • Kërkesë me shkrim për aplikim
  • Jetëshkrim sipas formatit standard (europass)
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njësimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimit)
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj
  • Kopje e noterizuar të dëshmive të njohjes së programeve financiare dhe kompjuterike
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë)
  • Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji
  • Vërtetim nga punëdhënësi i fundit që nuk ka masë disiplinore në fuqi
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj
  • Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë
  • Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.
  • Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin në Sektorin e Protokoll-Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 20.08.2018 – 03.09.2018 (10 ditë pune).

20 August, 2018 |

Previous

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “TEKNIK I MESËM I SPECIALITETEVE TË NDRYSHME” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Next

SHPALLEN VENDET VAKANTE DHE KRITERET E PËRGJITHSHME PËR PUNËSIMIN E PERSONELIT AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019 NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË