• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL AKADEMIK NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë2 javë më parëFull Time

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkursin Për Pozicionet e Punës Personel Akademik Në Fakultetin e Mjekësisë Si Më Poshtë Vijon:

  • Personel akademik në Departamentin e Morfologjisë, Lënda Anatomi Normale (3 vende pune)
  • Personel akademik në Departamentin e Lëndëve Biomjekësore dhe Eksperimentale, Lënda Farmakologji (1 vende pune)
  • Personel akademik në Departamentin e Semiologjisë imazherike dhe klinike(4 vende pune) përkatësisht 2 (dy) vende për Lëndën Semiologji Imazherike dhe 2 (dy) vende për Lëndën Semiologji Klinike

Kandidatët konkurrentë për 3 (tre) vende pune për personel akademik në Departamentin e Morfologjisë, Lënda Anatomi Normale, duhet të plotësojnë:

  • Të jenë diplomuar në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme”. Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të jetë bërë njohja nga organi kompetent;
  • Të jenë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
  • Të zotërojnë me dëshmi të paktën një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht.

Kritere Specifike:

  • Të kenë përfunduar studimet në programin e integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” me notë mesatare të ponderuar 9 e lart;
  • Të kenë notën mesatare aritmetike të dy provimeve të lëndës së Anatomi Normale 9 e lart dhe notën mesatare aritmetike të dy provimeve të lëndës së Histologji-Embriologjisë 8 e lart gjatë studimeve të integruara të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme”;
  • Të kenë nivel të njohjes së gjuhës së huaj së paku në nivelin B2 (preferohet gjuhë angleze).
  • Të kenë licencën për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.

Kritere Preferenciale:

  • Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në veprimtari kërkimore dhe/ose aktivitete shkencore në fushën e Morfologjisë në përgjithësi dhe Anatomisë/Anatomi Klinike në veçanti.

Ju informojmë se kandidatët e kualifikuar duhet të provojnë me testim dijet në fushën e Anatomisë, në nivelin e përshtatshëm për mësimdhënie me studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe në përputhje me plan programet mësimore përkatëse (syllabuset).

Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion:

  • Kërkesë me shkrim;
  • Curriculum vitae;
  • Diplomë e studimeve në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet gjithashtu fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
  • Kopje e noterizuar e listës së notave të programit të integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme”;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;
  • Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose nga trupa akademike në rast se kandidati nuk është i punësuar;
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), nëse ka;
  • Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  • Kopje të botimeve të artikujve shkencorë, teksteve, revistave, projekte shkencore etj;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

Kandidatët konkurrentë për 1 (një) vend pune për personel akademik në Departamentin e Lëndëve Biomjekësore dhe eksperimentale, Lënda Farmakologji, duhet të plotësojnë:

  • Të kenë përfunduar studimet në programin e integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” me notë mesatare aritmetike 9 e lart;
  • Te kenë përfunduar specializimin afatgjatë në mjekësi, dega “Anestezi Reanimacion”;
  • Të kenë punuar në mësimdhënie në Farmakologji ose Anestezi Reanimacion;
  • Të kenë licencën për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.

Kritere Preferenciale:

  • Preferohen kandidatë që kanë minimumi gradën shkencore “Doktor” në fushën e farmakologjisë ose anestezi-reanimacion.

Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion:

  • Kërkesë me shkrim;
  • Curriculum vitae;
  • Diplomë e studimeve në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet gjithashtu fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
  • Diplomë e studimeve të specializimit afatgjatë në Mjekësi, dega “Anestezi Reanimacion” (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet gjithashtu fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
  • Diplomë e studimeve të doktoraturës në fushën e farmakologjisë ose anestezi-reanimacion (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet gjithashtu fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
  • Kopje e noterizuar e listës së notave të programit të integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme”;
  • Kopje e noterizuar e listës së notave të programit të studimeve të specializimit afatgjatë;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;
  • Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike në rast se kandidati nuk është i punësuar;
  • Fotokopje e noterizuar të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), nëse ka;
  • Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  • Kopje të botimeve të artikujve shkencorë, teksteve, revistave, projekte shkencore etj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

Kandidatët konkurrentë për 2 (dy) vende pune për personel akademik në Departamentin e Semiologjisë imazherike dhe klinike, për Lëndën Semiologji Imazherike duhet të plotësojnë:

  • Të jenë diplomuar në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme”. Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të jetë bërë njohja nga organi kompetent;
  • Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
  • Të zotërojnë me dëshmi të paktën një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht.

Kritere Specifike:

  • Të kenë përfunduar studimet në programin e integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” me notë mesatare aritmetike 8 e lart;
  • Të kenë minimalisht gradën shkencore “Doktor” në fushën e Mjekësisë;
  • Të ketë licencën për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
  • Të ketë përfunduar ciklin e tretë të studimeve në Imazheri.

Kritere Preferenciale:

  • Preferohen kandidatë me eksperiencë në mësimdhënie në lëndën e Imazherisë në Fakultetin e Mjekësisë;
  • Preferohen kandidatë që kanë eksperiencë pune 5 vjeçare në fushën e imazherisë;
  • Preferohen kandidatë me kualifikime dhe specializime ndërkombëtare në imazheri.

Kandidatët konkurrentë për 2 (dy) vende pune për personel akademik në Departamentin e Semiologjisë imazherike dhe klinike, për Lëndën Semiologji Klinike duhet të plotësojnë:

  • Të jenë diplomuar në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme”. Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të jetë bërë njohja nga organi kompetent.
  • Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
  • Të zotërojnë me dëshmi të paktën një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht.

Kritere Specifike:

  • Të kenë përfunduar studimet në programin e integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” me notë mesatare aritmetike 8 e lart;
  • Të kenë minimalisht gradën shkencore “Doktor” në fushën e Mjekësisë;
  • Të kenë licencën për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
  • Të kenë mbaruar ciklin e tretë të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë.

Kritere Preferenciale:

  • Preferohen kandidatë që kanë eksperiencë pune mbi 5 vjet në fushën e Mjekësisë;
  • Preferohen kandidatë që punojnë në spitale universitare;
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë në mësimdhënie në lëndën e Semiologjisë Klinike;
  • Preferohen kandidatë me specializim afatgjatë në degën e “Kardiologjisë”.

Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion:

  • Kërkesë me shkrim;
  • Curriculum vitae;
  • Diplomë e studimeve në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet gjithashtu fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
  • Diplomë e studimeve të specializimit afatgjatë (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet gjithashtu fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
  • Diplomë e studimeve të doktoraturës në fushën e mjekësisë (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet gjithashtu fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
  • Lista e notave të programit të integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” (fotokopje e noterizuar);
  • Kopje e noterizuar e listës së notave të programit të studimeve të specializimit afatgjatë;
  • Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
  • Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike në rast se kandidati nuk është i punësuar;
  • Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), nëse ka;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  • Kopje të botimeve të artikujve shkencorë, teksteve, revistave, projekte shkencore etj;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

Kandidatët duhet të dorezojnë dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë nga data 25.06.2017-06.07.2018.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email ne adresen.