• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV, “SPECIALIST FINANCE” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë2 javë më parëFull Time

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicion pune personel administrativ “Specialist Finance në Fakultetin e Mjekësisë”.

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Menaxhon fondet buxhetore të miratuara duke siguruar përdorimin me efektivitet dhe në përputhje me legjslacionin në fuqi për fondet publike;
  • Përgatit raportime mbi përdorimin e fondeve të buxhetit për shpenzimet (pagat., sigurimet shoqërore e shëndetësore, shpenzimet operative dhe investimet);
  • Ndjek detyrat, që rrjedhin nga Ligji nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” si dhe aktet e tjera në zbatim të tyre.
  • Mban llogaritë financiare në përputhje me aktet ligjore në fuqi për kontabilitetin;
  • Harton urdhër pagesat e shpenzimet për Degën e Thesarit dhe për bankat
  • Përgatit evidencat statistikore financiare
  • Harton bilancin financiar vjetor
  • Evidenton shpenzimet mujore dhe vjetore sipas zërave të buxhetit nëpermjet ditarëve përkatës

Kriteret:

Kandidati Për Vendin e Punës “Specialist Finance Në Fakultetin e Mjekësisë” Duhet Të Plotësojë Këto Kritere

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master Profesional/ Master Shkencor në shkencat Ekonomike
  • Të ketë eksperiencë pune në fushën e finances/kontabilitetit
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë njohuri të mira të programit Microsoft Office
  • Të ketë njohuri të mira të një prej programeve financiare (Alpha, Financa 5);
  • Të jetë shtetas shqiptar
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit.

Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente

  • Kërkesë me shkrim për aplikim
  • Jetëshkrim sipas formatit standard (europass)
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njësimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimit)
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë)
  • Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji
  • Vërtetim nga punëdhënësi i fundit që nuk ka masë disiplinore në fuqi
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj
  • Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë
  • Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.
  • Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
  • Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” , të ndryshuar,
  • Ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative dhe prokurimit publik.

Mënyra e Vlerësimit

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin në Sektorin e Protokoll-Arkivës në Universitetin e Mjekësisë Tiranë brenda afatit: 18.06.2018 – 29.06.2018 (10 ditë pune). Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën

18 June, 2018 |

Previous

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË KËRKON TË PUNËSOJ NJË EKSPERT TË JASHTËM

Next

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL AKADEMIK NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË