• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE PËR VITIN AKADEMIK 2017 – 2018

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë2 javë më parëFull Time

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme në

  • Departamentin e Lëndëve Paraklinike për lëndën Anglisht.

Kandidatët për vendet e punës për personel akademik me kohë të pjesshme duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme

  • Të jenë diplomuar në Master Shkencor në degën përkatëse.
  • Të kenë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8.
  • Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Preferohen kandidatë që plotësojnë edhe këto kritere

  • Të kenë gradë apo titull shkencor të fituar brenda vendit ose në universitete të njohura jashtë vendit.
  • Të kenë eksperience në mësimdhënie në fushën përkatëse.
  • Të kenë botime dhe artikuj shkencorë në fushën përkatëse.

Dokumentat që do të dorëzohet nga personeli akademik me kohë të pjesshme janë:

  • Kërkesë me shkrim drejtuar Departamentit ku do të konkurrojë.
  • Curriculum Vitae e detajuar me të gjithë aktivitetin shkencor dhe botues të kandidatit.
  • Leje nga punëdhënësi në organizatën ose institucionin ku punon, me përjashtim të rasteve kur janë të punësuar në Universitetin e Tiranës.
  • Dokument identifikimi.
  • Fotokopje të noteruara të diplomës dhe listës së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Specializim, Doktoraturë)
  • Fotokopje të të noteruara të vërtetimit të ekuivalentimit të diplomës nga MAS, si diplomë, listë notash si dhe njohje të gradave për kandidatët që kanë studiuar jashtë shtetit.
  • Kopje të noteruar të dëshmive të gjuhëve të huaja të mbrojtura (e detyrueshme të paktën një)
  • Kopje të noterizuar të librezës së punës
  • Vërtetim page, shoqëruar me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qëndra e punës..
  • Dëshmi penaliteti
  • Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar (dorëzohet vetëm nëse kandidati aplikon për herë të parë).
  • Çdo dokument tjetër që justifikon plotësimin kritereve specifike të shpallura.

Afati i dorëzimit të dosjeve është 30.11.2017 – 08.12.2017

Dorëzimi i dosjeve të kandidatëve

Dorëzimi i dosjeve të kandidatëve për personelin akademik me kohë të pjesshme bëhet pranë zyrës së protokollit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike a) me postë ose b) fizikisht në zyrën e protokollit.

REKTORATI

Publikuar më 21.11.2017