• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

Njoftim për vende të lira pune: “Kryesekretare” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë2 javë më parëFull Time

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, shpall konkursin për pozicion pune personel ndihmësakademik me karakter administrativ “Kryesekretare” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike.

  • Përshkrimi përgjithësues i punës:
  • Ndjek dhe kontrollon procesin e rregjistrimit të studenteve të rinj nga matura shteterore, të studentëve të ciklit të dytë të studimeve si dhe të studentëve të Trojeve.
  • Kontrollon ecurinë e sezoneve sipas cikleve dhe programeve të studimit
  • Kontrollon hedhjen e të dhënave në Regjistrin Themeltar, përgatitjen e listave emërore sipas viteve dhe grupeve, hapjen e regjistrave të notave, hedhjen e notave në regjistrin e notave si dhe listat e studentëve të hartuara nga sekretaret mësimore për kalimin e studenteve në vitin pasardhës.
  • Merr pjesë në planifikimin e strukturës mësimore si dhe në përcaktimin e datave të provimeve.
  • Merr pjesë në shqyrtimin e kërkesave për ripranime studentësh, për sezone individuale në përputhje me Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë Tiranë
  • Kontrollon përpunimin e statistikave për studentet sipas programeve të studimit.
  • Harton vërtetimet për konfirmim të ndjekjes së studimeve dhe pajis studentët me Programet Mësimore sipas cikleve të studimit.
  • Kryen verifikimin e të gjithë dokumentacioneve për notat, vërtetimet dhe programet mësimore (konfirmim dokumentacioni) që vijnë nga Rektorati dhe mban përgjegjësi për to.
  • Ndjek procesin e matrikullimit të studentëve pranë Rektoratit dhe A.K.P
  • Ndjek realizimin e pagesës së tarifës së shkollimit në bashkëpunim me degën e finances
  • Angazhohet për shpërndarjen e diplomave të studentëve të diplomuar sipas cikleve të studimit dhe programeve të studimit.
  • Ka përgjegjësi konform ligjeve në fuqi për arkivimin e dokumentacionit të sekretarisë mësimore.
  • Kriteret:

Kriteret e Përgjithshme

Kandidatët për vendin e punës “Kryesekretare” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, duhet të plotësojnë këto kritere :

  • Të kenë përfunduar arsimin e lartë ( Diplomë të integruar/ master shkencor)
  • Të ketë eksperienca pune në administratë;
  • Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj;
  • Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe të programit Microsoft Office, të vërtetuara me dëshminë përkatëse;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna

Kriteret Preferenciale

  • Të ketë përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë;
  • Preferohet të zotëroj gjuhën angleze;
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative, menaxheriale dhe komunikuese;

Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente

  • Kërkesë me shkrim;
  • Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  • Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  • Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  • Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar që nuk është marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna ;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  • Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.

Mënyra e Vlerësimit

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 01.10.2018 – 12.10.2018 (10 ditë pune).

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën

1 October, 2018 |

Previous

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV “SPECIALIST I SHËRBIMEVE” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Next

Njoftim për vend vakant: “Laborante” në Fakultetin e Mjekësisë Dentares