• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: DREJTOR NË DREJTORINË SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME

University of Medicine, Tirana
Apliko
Biznes & MenaxhimTiranë2 javë më parëFull Time

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për një pozicione pune bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme

Kriteret:

Kandidati për vendin e punës “Drejtor në Drejtorinë Shërbimeve të Përgjithshme”, duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
  • Të ketë jo më pak se 5 (pesë) vite eksperiencë pune;
  • Të ketë njohuri të mira të programit Microsoft Office;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim;
  • Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  • Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  • Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  • Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  • Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Dëshmi penaliteti;

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; eksperiencën e tyre të mëparshme; motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 14.05.2018 – 25.05.2018 (10 ditë pune).

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.